Tritoli, gjymtohet një 35-vjeçar
Një 35-vjeçar nga fshati Vërri i Fierit ka humbur njërin krah dhe ka pësuar dëmtime në trup pas shpërthimit të një sasie tritoli në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:30. Sipas burimeve spitalore mësohet se 35-vjeçari Gëzim Semini, baba i dy fëmijëve ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë. Ai ka humbur krahun deri në afërsi të shpatullës, ndërkohë që i gjithë trupi ka plagë të mëdha. Policia e Fierit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka saktësuar se shkak i plagosjes është bërë shpërthimi i një sasie tritoli, që mendohet të ketë qenë një kallëp 200 gramë që është hedhur në oborrin e banesës së 35-vjeçarit. Ende nuk dihen motivet.