Ngrenë kokën bursat evropiane
Veprimet e koordinuara të bankave qendrore të shumë shteteve duket se po japin rezultate, duke bërë që bursat botërore të arrijnë të marrin frymë. Ulja me gjysmë pike e normave të interesit, lëvizje "e paprecedentë", nuk ia doli t‘i bindte tregjet të mërkurën se gjërat po rregulloheshin disi, por duket se e arriti gjatë ditës së djeshme. Ndërkaq, shembullin evropian vendosën ta ndjekin edhe Koreja e Jugut, Tajvani dhe Hong Kongu: dy të parat i ulën me çerek pike normat e interesit, ndërsa e dyta me gjysmë pike.
Ringritja nisi në tregjet aziatike (bursa e Tokios u rrit me 0,5 për qind, ndërsa ajo e Hong Kongut shënoi një rritje prej 3,3 për qind) edhe e shtyrë nga zërat që flisnin për një ndërhyrje të mundshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t‘u ardhur në ndihmë bankave në vështirësi. Shteti amerikan, sipas përshkrimit të së përditshmes "The New York Times", do ndjekë pas planin britanik, të bërë publik dy ditë më parë, i cili parashikon vënien në dispozicion të 50 miliardë sterlinave për furnizimin me kapital të tetë bankave njëherësh.
Dallgë pozitive edhe në tregjet evropiane. listat e të dhënave mbi shtetet e Kontinentit të Vjetër i kryeson Parisi, me një progres prej 1,9 për qind, e pasuar nga Londra me 1,9 për qind, Frankfurti shënoi dje në mëngjes rritje prej plus 0,8 për qind, ndërsa Milano 1,57 për qind (dy bankat kryesore të vendit fqinj shënonin këto rezultate dje në mëngjes: "Unicredit" shënoi një rritje prej 5 përqindësh, ndërsa "Banca Intesa" humbi 0,9 për qind).
Ndërkohë fluturoi me rritje 12 për qind Banka e Moskës, e cila deri ditët e fundit kishte pezulluar veprimet për shkak të uljeve të kuotave në nivele të rrezikshme.
Dje, një ditë pas miratimit nga ana e Këshillit të Ministrave të dekretit me paketën e masave antikrizë, Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, u bëri të qartë italianëve se Thesari i Shtetit dhe Banka e Italisë "po kalojnë në kontroll të imtësishëm" situatën e fondeve në të gjitha bankat e vendit, duke nënvizuar se për momentin "nuk kemi nevojë të shtetëzojmë asnjërën prej tyre, siç kanë qenë të detyruar të veprojnë disa vende: po të jemi të detyruar të ndërhyjmë, do ta bëjmë vetëm duke shtuar kapitalet e ndonjë banke, ose duke u bërë pjesë e tyre në cilësinë e aksionerëve të privilegjuar dhe pa të drejtë vote në ato institucione". Gjithashtu, Berluskoni përjashtoi çdo lloj problemi likuiditetesh në bankat e vendit fqinj. Edhe ministri italian i ekonomisë, Xhulio Tremonti, siguroi deputetët se "nuk eksiton asnjë problem rrënjësor" lidhur me sigurinë e depozitave, "pasi përjashtojmë çdo lloj mundësie për falimentimin e bankave".
Ndërkaq, indeksi Dow Jones, po dje në mëngjes, nisi me një ngritje të fuqishme, duke kërcyer me 100 pikë, plot një vit larg nga dita kur qe mbyllur me rekordin më të lartë të të gjitha kohërave, 14,164.53. me kuotën prej 9258.10 të regjistruar dje indeksi ka humbur 35 për qind të vlerës gjatë këtij viti. Orët e vona të së mërkurës mbrëma Banka Qendrore Evropiane bëri me dije se do vinte në dispozicion të sektorit financiar edhe 70 milionë dollarë të tjerë. Njëkohësisht edhe Banka e Anglisë dhe Banka Kombëtare Zvicerane premtuan nga 10 miliardë dollarë secila.
Por gjërat nuk shkuan mirë në Islandë gjatë ditës së djeshme, gjë që u bë e ditur pasi qeveria e Reikjavikut deklaroi se kishe vendosur të merrte nën mbrojtje bankën më të madhe në vend, "Kaupthing". Gjatë kësaj jave, qeveria e vendit nordik ka shtetëzuar dy banka të tjera të rëndësishme, "Landsbanki" dhe "Glitnir". Megjithatë Autoriteti Mbikëqyrës Financiar i Islandës vërejti se banka "Kaupthing" do të mbetej në gjendje operative dhe se depozitat e klientëve do garantohen tërësisht. Edhe bursa e Islandës u pezullua deri të hënën për motive sigurie.
Tregjet bankare të Evropës dhe Britanisë së Madhe reaguan pozitivisht për dy ditët e fundit. Aksionet e shoqërisë britanike "HBOS" u rritën me 35 për qind, ndërkohë që ato të Bankës Mbretërore të Skocisë u rritën 17.5 për qind. Edhe gjermania "Hypo Real Estate", ashtu si edhe "Dexia", me seli qendrore në Belgjikë, që të dyja të ndihmuara falë ndërhyrjeve të qeverive, regjistruar rritje me dy shifra.
"Druaj se ajo që po ndodh shkaktohet nga fakti që tregtarët e konsiderojnë çmimet e aksioneve si tepër joshëse", vërejti analisti i CNN, Adrian Finigan. "Tregjet e bursave nuk janë domosdoshmërisht barometër besnik i asaj që ndodh me të vërtetë në ekonomi".