"Bylis", duet teatror në "Skampa"
Adonis Filipi, regjisor i festivalit të 10 teatror në Elbasan, është paraqitur me një duet aktorësh nga Teatri Bylis i qytetit të Fierit në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove. Me një titull domethënës, "Pushteti", është shfaqur paraditen e djeshme në festivalin ndërkombëtar teatror "Skampa 2008". Kjo monodramë, e luajtur nga trupa e Teatrit Bylis të Fierit, është interpretuar nga dyshja e aktorëve, Klajdi Marku dhe Doriana Caushi. Ndërsa në natën e gjashtë të festivalit ndërkombëtar teatror, "Skampa 2008", ka interpretuar edhe trupa e teatrit të Barit, me koncertin teatral, "Lezione di Piano" ("Mësime Pianoje"). Festivali i dhjetë mbyllet sot në qytetin e Elbasanit.