Liban Shqipëri bashkëpunim ekonomik
Zv. Ministri i Financave z. Sherefedin Shehu dhe zv. Ministri i METE – s z. Neritan Alibali pritën sot në takim një delegacion qeveritar të Libanit të kryesuar nga zv. Ministri për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ekonomik z. Abdulati I. Alobidi.Takimi kishte në qendër të tij bisedimet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar mes dy vendeve, pas bisedimeve të zhvilluara para disa javësh në Liban me rastin e vizitës së delegacionit shqiptar atje.Palët shkëmbyen projekt marrëveshjet për bashkëpunimin në :Mbrojtjen e investimeve; çështjet tregtare dhe ekonomike si dhe marrëveshjen për heqjen e taksimit të dyfishtë. Projektet do të diskutohen në nivel teknik dhe pritet që të nënshkruhen dhe të hyjnë në fuqi brenda këtij viti. Zyrtarët libanezë ofruan gatishmërinë për të bashkëpunuar në disa nivele me vendin tonë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik. Z. Alobidi siguroi se qeveria e Libanit do të bëhet pjesë e investimeve të huaja në Shqipëri dhe për këtë arsye ai kërkoi që të propozohen projekte konkrete që kanë nevojë për financim.