Vdekshmëria foshnjore dhe shifrat zyrtare
Mirërritja e fëmijëve dhe vdekshmëria foshnjore janë probleme mjekësore, por, më së shumti, edhe shoqërore. Nisur nga niveli zhvillimit të Shqipërisë, nuk besoj të jem dakord me shifrat që jep Ministria e Shëndetësisë: zv.ministri thotë 14.7 për një mijë, ndërsa ministrja 13. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se këto shifra janë arritur në vendet e Bashkimit Evropian vetëm në gjysmën e dytë të viteve ‘90. Pra, ne nuk kemi pse të krahasohemi me BE, me shifrën 8.9 për 1 mijë. Madje, besoj se nuk është as e vërtetë që vendi ynë ka tregues vetëm dy herë më të lartë se vendet evropiane. "Shifrat shqiptare" janë shumë të larta, ndaj për të arritur nivelin evropian, Shqipërisë do t‘i duhej punë e madhe për disa dekada. Sigurisht, nëse nuk abuzohet, siç është vepruar vitet e shkuara me shifrat e vdekshmërisë foshnjore.
Si mjek, që kam studiuar për më shumë se 45 vjet shkaqet e vdekjes foshnjore (të botuara në organet e Universitetit të Tiranës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë), më shqetëson e kundërta: Jo pse treguesi është i lartë, por pse është kaq i ulët.
Po ju jap vetëm një shembull, dhe jo pa qëllim, që u përket shumë viteve të shkuara. Në vitin 1983, Organizata Botërore e Shëndetësisë dha për treguesit e vdekshmërisë foshnjore të vendeve të BE-së një luhatje të tij (për vitin 1978) nga 15 deri në 21 për një mijë. Ndërsa treguesi që Ministria e Shëndetësisë kërkon të arrijë është 10 në 1 mijë, tregues i arritur nga vendet skandinave në vitet 1975-80, kur dihet niveli ynë sot dhe i këtyre vendeve në shumë vite më parë.
Pyesim: Përse nuk studiohen faktorët që bënë të mundur zbritjen e vdekshmërisë foshnjore katër herë për 20 vjet? Përse Ministria e Shëndetësisë hesht (ndoshta është dakord) që për 10 vite aq të trazuara të ‘90-ës, vdekshmëria foshnjore zbriti dy herë?
Për të arritur shifra të tilla, vendeve të BE-së u janë dashur dekada të tëra, madje edhe një shekull. Atëherë, cili është qëllimi? Pse edhe më këtë tregues përpiqemi të barazohemi me vendet e BE-së? Jam i sigurt që nëse ky tregues do të ishte ndër kriteret e pranimit të Shqipërisë në BE, vendi ynë do të pranohej pas shumë e shumë viteve.
A.
-Në dhënien e treguesve për vdekshmërinë foshnjore, Ministria e Shëndetësisë mbështetet në ato që i ofrojnë zyrat e gjendjes civile. Por ato asnjëherë nuk kanë qenë të sakta.
Në zona, sidomos malore, treguesi i vdekshmërisë foshnjore ka qenë edhe është më i ulët se në qytet.
Një histori: Vite më parë, në një aktivitet të gjerë, zv/kryeministri i atëhershëm më pyeti përse në Shllak (një zonë shumë e varfër) vdesin më pak fëmijë se në qytetin e Shkodrës. Ai mbeti shumë i pakënaqur, kur iu përgjigja: Atje fëmijët nuk regjistrohen.
Pse ka ndryshuar gjë sot?
Ja përse në Tiranë dhe Elbasan, vdekshmëria foshnjore (sipas deklarimit të ish-ministrit Ndoka, më 2008) është më e lartë se në qytetet e tjera. Përgjigjja është një dhe vetëm një: Në këto zona zyrat e gjendjes civile janë të vendosura pranë banorëve, dhe shërbimi në to është më i kualifikuar. Në zona të tjera dhe në fshatra, sidomos ato të largëtat, puna e tyre lë shumë për të dëshiruar. Zyrat e gjendjes civile ndodhen në qendër të komunave, larg qendrave të banimit. Shpesh, banorëve u duhen disa orë për të shkuar në një zyrë të tillë. Pa përfshirë këtu mentalitetin e fshatarit, e sidomos malësorit, i cili nuk e vlerëson siç duhet shërbimin e gjendjes civile.
-Ka rënë ndjeshëm numri i mjekëve dhe mamive, sidomos në zonat malore. Atëherë, ç‘bëhet me fëmijët që lindin e vdesin, kush i nxit për të bërë veprime në gjendjen civile? Thuajse askush.
B.
-Një tjetër shkak është mungesa e bashkëpunimit të duhur midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore. Ja një tjetër shembull. Në programin e paraqitur nga ministria, zv/ministrja, megjithëse është mjeke me përvojë në maternitet, jep tri shifra larg realitetit të vendit tonë, se:
a) Treguesi i vdekshmërisë foshnjore është i barabartë me 14.7 për çdo 1 mijë fëmijë të gjallë, kur ajo e di shumë mirë se 2% e fëmijëve vdesin gjatë qëndrimit në maternitet (në këto shifra luhaten dhe maternitetet e Shqipërisë së veriut). Pra, 20 për 1 mijë.
b) Të porsalindurit nxirren nga maternitetet 2-4 ditë pas lindjes. Kush mund të garantojë se asnjë prej tyre nuk ka vdekur? Cili është treguesi i vdekshmërisë prenatale rreth lindjes? D.m.th., treguesi i fëmijëve të lindur, të vdekur, të vdekur në javën e parë? Atëherë, a nuk duhet menduar, ndoshta edhe vendosur, që të porsalindurit të mbahen në maternitete së paku 7 ditë?
c) 1% e fëmijëve (pra 10 për 1 mijë) lindin me anomali, 5 prej tyre me anomali në zemër. Ǒbëhet me ta? Asgjë. Shpëton ndonjë, për të vdekur më vonë.
C.
60% e fëmijëve lindin në Tiranë. Po në maternitetet e rretheve ç‘bëhet? Tundet zinxhiri? Në të gjithë maternitetet e Shqipërisë është punuar dhe po punohet ende me kapacitet të plotë. Atëherë, ja një llogari e thjeshtë: Në Shqipëri lindin rreth 45-48 mijë fëmijë në vit, pra 28 deri 29 mijë në Tiranë. Në maternitetin e Tiranës vdesin 2% e fëmijëve. Pra, 550 deri 560, ose baras me 80 për qind të fëmijëve të vdekur në të gjithë vendin (720-750). A ka mjek në maternitetin e Tiranës që i pranon këto të dhëna, kur ai e di se në vitin 2007, në dy maternitetet, kanë lindur vetëm 9732 fëmijë. Ky është bashkëpunimi i ministrisë me maternitetet e kryeqytetit? Po me rrethet ç‘bashkëpunim ka? Thuhet se shumë fëmijë, deri në 90% lindin në maternitetet e rretheve e të rajoneve. E pabesueshme! Sepse, një shifër e tillë do mund të realizohej vetëm nëse Ministria e Shëndetësisë vendos në dispozicion të tyre të paktën 100 helikopterë... Në shumë fshatra, sidomos ato malore, nuk ka as mjek e as mami. Ǒbëhet atje me nënat dhe fëmijët e porsalindur? Them pa frikë, si qëmoti: Rrofshin plakat që i asistojnë në lindje e pas lindjes. Kjo është edhe një arsye më tepër, përse jo vetëm treguesi i vdekshmërisë foshnjore, por edhe ai i vdekshmërisë amtare, është shumë më i lartë se në vendet e BE-së.
D.
Nga ana tjetër, nuk njihet struktura e vdekshmërisë foshnjore. Cili studiues shqiptar apo i vendeve të BE mund të pranojë të mirëqena këto shifra:
1) treguesi i vdekshmërisë foshnjore, 13 deri 15 për 1 mijë të lindur të gjallë (ku vetëm 40% vdesin në muajin e parë dhe 40 në vitin e parë të lindjes, për shkak të sëmundjeve në organet e frymëmarrjes)? Askush. Sepse struktura e pranuar për këtë tregues është: 1 deri 90% e vdekjeve ndodhin në muajin e parë, 90% në javën e parë dhe po kaq në ditën e parë të jetës.
2) Në çdo 45-50 fëmijë të vdekur në vitin e parë pranohet që të vdesë vetëm një, 1-4 vjeç. Atëherë si shpjegohet kjo strukturë? Përgjigjja është një dhe e vetme: Në shtete me tregues kaq të ulët, vdekshmëria foshnjore është e lidhur me faktorë të brendshëm gjenetikë, si sëmundjet e gruas që kalon gjatë jetës dhe, sidomos shtatzënisë. Këto sëmundje shoqërohen me lindjen e foshnjave me anomali të papajtueshme me jetën, që megjithëse diagnostikohen gjatë shtatzënisë, të porsalindurit operohen nga ekipe shumë të kualifikuara që në momentin e lindjes, vdekshmëria e tyre mbetet në shifra shumë të larta. Kjo është arsyeja që, sa më i ulët të jetë treguesi i vdekshmërisë foshnjore, aq më e vështirë është zbritja e mëtejshme e treguesit të saj.
Po në Shqipëri ç‘bëhet për këto probleme? Thuajse asgjë. Ky shërbim është ende në embrion. Pse ky indiferentizëm? Përgjigjja është e thjeshtë: Kemi kaq shumë probleme të jashtme, që favorizojnë sëmundjet dhe vdekshmërinë e të gjitha moshave (socialë, ekonomikë, mjedisi i pisët), prandaj do të na duhen dekada të tëra që të kthejmë sytë nga faktorët gjenetikë dhe pasojat e tyre.
E.
Vërehet rritje e konsiderueshme e aborteve gjatë viteve të fundit. Vetëm ato të deklaruar e kalojnë shifrën e lindjes, sidomos te mosha 14-16 vjeçare, një moshë me ndikim të madh në treguesin e vdekshmërisë foshnjore sot, por më shumë pas disa viteve. Numri i aborteve është rritur mbi dy herë për 10 vjet (1993-2003), pra kanë lindur 21 mijë fëmijë më pak. Ky është një fenomen tepër i rrezikshëm, për të cilin po nuk u morën masa urgjente për ta frenuar, do të shkaktojë shumë shpejt plakjen e popullsisë shqiptare.
F.
Ka parregullsi në peshimin e fëmijëve të porsalindur. Për arsye objektive peshoret mungojnë, por edhe kur ekzistojnë, janë të pasakta. Jo rrallë e me qëllim, kjo ndodh për të zbritur artificialisht vdekshmërinë foshnjore, sidomos të atyre fëmijëve me peshë të vogël (1000-1500 gramë). Në shumë raste, ata nuk peshohen. Vlerësimi bëhet me sy. Po kush mund të dallojë një fëmijë të porsalindur me peshë 1 mijë gramë? Vlerësohet abort një fëmijë tjetër, ndoshta me vetëm një gram më shumë dhe vlerësohet i lindur i gjallë një fëmijë 1000 gramësh. Kjo nuk duhet të ndodhë më.
G.
Ka mungesa të theksuara në shërbimin ndaj fëmijëve të shëndoshë e të sëmurë, sidomos në fshat, ku numri i jetëve ka rënë në mënyrë të ndjeshme dhe përgatitja e tyre shkencore lë shumë për të dëshiruar.
Këto janë disa nga arsyet dhe shkaqet përse nuk u kam besuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë për treguesit e vdekshmërisë foshnjore në vendin tonë.