Protagonizmi i institucioneve dhe partia e KLD-se
E kemi parë shpeshherë zv.kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të vijë vërdallë nëpër gjykatat e Shqipërisë, të mbledhë gjindjen atje, të mbajë fjalime, të ngrejë zërin, të bëjë denoncime, të japë intervista, etj, etj. Në më shumë se në një rast na ka shock-uar me tonet arrogante kundër gjyqtarëve, me akuzat en bloc ndaj tyre, me librat e bardhë pranë gjykatave (të ngjashëm me telefonin e hapur antikorrupsion pranë kryeministrisë), me sulmin ndaj gjyqtarëve që nuk kanë pranuar një padi ndaj Delijorgjit në epokën paraGërdec, apo me deklarata prej kryqtari populist të llojit "o me shtetin, o me Delijorgjin" (të cilat - në respekt të parimit të prezumimit të pafajësisë - asnjë gjyqtar nuk mund t‘i bëjë). Por më shumë na ka shock-uar me një patologji të protagonizmit, e cila është e papranueshme për njerëzit e institucioneve, rrjedhimisht edhe për zv.kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Është kjo një kuturisje personale? Nuk ngjan të jetë kështu. Duket se kemi të bëjmë me një qasje strategjike të KLD-së, e cila ka vendosur - me sa duket - që të luftojë fort edhe në planin propagandistik. Kjo do të thotë që KLD-ja nuk do të mjaftohet me mbledhjet e veta periodike, në të cilat bëhen diskutime e merren vendime lidhur me problemet e shumta të drejtësisë, por edhe do t‘i japë një përmasë spektakolare veprimtarisë së vet. Një dukuri e tillë, përveçse në ecejaket televizive të zv.kryetarit të KLD-së, është vënë re edhe në mbledhjet e hapura të KLD-së, ku gazetarët, jo vetëm janë të lirë, por janë edhe të lutur të marrin pjesë, e ku fjalimet e kreut të shtetit transmetohen live nga shumica e televizioneve.
Tash së fundmi, makina e PR-it në funksion të KLD-së ka bërë shpikjen e radhës: mbledhjet e KLD-së do të bëhen në bazë. Përurimi i kësaj ere u bë në Dibër. Herë të tjera do të vijojë në qëndra të tjera të administratës gjyqësore. Si gjithmonë, gazetarët, të armatosur me mikrofonë e kamera, do t‘u shkojnë pas, dhe të gjithë ne do të kemi mundësinë të ndjekim në mbrëmje fjalimin e mbajtur nga ana e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë përpara banorëve të qytetit "X" apo "Y". Pas kësaj, e njëjta makinë PR-i do të kujdeset që efekti media-tik i këtyre inkursioneve (në fakt, ekskursioneve) të kapërcejë disafish vlerën e asaj që realisht ka ndodhur. Të krijohet ideja, se për KLD-në tonë, më i rëndësishëm se sa kontributi që mund e duhet të japë në të mirë të shtetit të së drejtës e të shëndetit të botës institucionale, është perceptimi popullor mbi këtë kontribut. Ky protagonizëm i kërkuar mass-media-tik nga ana e KLD-së ngjan të jetë i huazuar nga bota politike e partiake; dhe kështu harrohet, që KLD-ja nuk është parti që konkuron; përkundrazi, është një institucion që vigjilon. Nuk është parti, që e ka mendjen të duket; përkundrazi, është institucion që duhet të bëjë çmos të ndihet (mundësisht pa u dukur). Nuk është parti që synon të ndjellë konsensus; përkundrazi, është institucion që synon të mbjellë besim. Nuk është parti që kuron interesin e një pale; përkundrazi, është institucion që kuron interesin e të gjithëve. Shkurt hesapi, KLD-së, ashtu si të gjitha institucioneve serioze të shtetit, nuk i shkojnë kapardisjet; përkundrazi, i shkon sjellja e pazëshme dhe e përunjur.
Mund të gjenden shembuj nga bota demokratike, ku krerët e institucioneve nuk janë aq të pazëshëm e aq të përunjur, apo ku veprimtaria e institucioneve shpaloset faqe botës falë mbulimit të fortë mediatik, por në këto raste, nëse s‘kemi të bëjmë me përjashtime që përforcojnë rregullin, kemi të bëjmë me modele të këqija. Çdo prirje për protagonizëm nga ana e institucioneve të rëndësishme kushtetuese i lëndon këto të fundit mú në thelbin e tyre deontologjik. Le të marrim gjykatat, të cilat janë institucione ‘par excellence‘. Nëse gjyqtarët e të gjitha niveleve do t‘i lejonin vetes të bënin shpjegimin publik të vendimeve që marrin, nëse ata do të ngacmoheshin lehtë prej reagimeve emocionale e jo ligjore të opinionit publik, nëse ata do t‘i dorëzoheshin ngasjes për të shkuar nëpër studio televizive e për të polemizuar në mbrojtje të asaj që kanë vendosur, në këto rrethana pra është e sigurtë që autoriteti i gjykatave dhe i gjyqtarëve do të shkonte për lesh. E njëjta gjë vlen edhe për Prokurorët, e në këtë kuptim duhet thënë se shfaqjet televizive të prokurores së Përgjithshme (një intervistë e gjatë televizive në "Top Channel", apo një intervistë e dhënë tash së fundmi për BBC- në në gjuhën shqipe) nuk kanë qenë shumë të menduara. Ajo për fat të mirë ka qenë shumë e kujdeshme në ato që ka thënë e deklaruar, por edhe në këto rrethana, protagonizmi mediatik nuk është shumë i këshillueshëm, pasi - në mos tjetër - në radhë të parë ekziston rreziku që thëniet e qëndrimet e saj të interpretohen në mënyrë të sforcuar sipas metrave të ndryshëm politikë e jo politikë, gjë që pjell natyrshëm etiketa e paragjykime në adresë të saj, e në radhë të dytë ekziston rreziku që në opinionin publik të krijohet ideja e një institucioni fjalëshumë e punëpak.
Do ishte mirë që edhe Presidenti i Republikës t‘i rrallonte në maximum vizitat e veta nëpër studio televizive. Edhe kreu i shtetit, ashtu si kryeprokurorja, ka qenë i matur dhe e i kujdesshëm në intervistat e veta televizive, por në kontekstin shqiptar kjo gjë prapë nuk është e këshillueshme. Mund të thuash gjithë ditën gjëra me një logjikë non-partisan-e apo bi-partisan-e, por për të qenë i paragjykuar mjafton zgjedhja e intervistuesit, studios apo televizionit, që janë apo gjykohen gjithë ditën si të njëanshëm. Po si i bëhet, kur Presidentit i duhet se s‘bën të thotë një gjë të rëndësishme apo të përcjellë një mesazh jo dhe aq të kujdesshëm (nuk duhet përjashtuar, sidomos në kontekstin tonë, që Presidenti të marrë një qëndrim partizan)? Është shumë e thjeshtë: Presidentit i mjafton të stisë një vizitë diku, dhe aty, përballë kamerave që i ka embedded dhe "i ngacmuar" nga ndonjë gazetar presidencial, mund të thotë atë që dëshiron. Të kuptohemi, kjo vlen për situatat e emergjencës. Për situata të tjera, Presidentit i njihet dhe e drejta kushtetuese për t‘i drejtuar mesazhe Kuvendit të Shqipërisë.
Mund të mendohet megjithatë, që profili mediatik i Presidentit është punë për të. E në këtë mes, edhe ata që kanë një edukatë e formim rigoroz institucional, mund të bien dakord, pasi profili mediatik e Presidentit të Republikës është deri në një farë mase një gjë ex officio. Por kur vjen puna tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë, këtu nuk ka shumë hapësirë për të lëvizur. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ashtu si gjykatat, është një institucion kushtetues që merr vendime, dhe pikë. Kjo është arsyeja, që mbledhjet e hapura për gazetarët të këtij Këshilli, ku Presidenti, alias kryetari i KLD-së, mban fjalime, janë një gjetje spitullaqe dhe e pashijshme. E tillë, dmth spitullaqe dhe e pashijshme, është dhe gjetja për t‘i bërë këto mbledhje nëpër qytetet e Shqipërisë. Është një show i kotë, pa asnjë domethënie, pa asnjë vlerë. Thjesht kostoja e zhvendosjes nga Tirana do të ishte mjaft për ta anulluar këtë vendim.
Por Presidenti nuk duhet të ndalet këtu. Ai duhet ta zhveshë KLD-në prej çdo protagonizmi mediatik. KLD-ja, ashtu si të gjitha institucionet e rëndësishme të shtetit shqiptar, duhet të bëjë punë. Nuk duhet të bëjë llogje e dëngla. As të marrë poza.