E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazistet, "menaxhere" te sipermarrjes se lire

Tete gjimnaze te Tiranes jane perfshire ne nje program per edukimin ekonomik dhe sipermarrjen e lire. Junior- achievement Albania, ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit kane arritur qe te aktivizojne ne kete program me qindra gjimnaziste, per t'i njohur ata me biznesin, sipermarrjen e lire dhe ekonomine e tregut. "Mbi 220 nxenes te gjimnazeve "Ismail Qemali", "Qemal Stafa", "Andon Z. Cajupi", "Sinan Tafaj", te ndare ne 32 skuadra me nga shtate nxenes u perfshine ne kete program te stimuluar ne kompjuter, duke luajtur rolin e menaxherit. "Gjate nje periudhe tre-mujore, skuadrat konkurruan si te ishin ne nje situate reale biznesi, duke marre vendime mbi cmimin, prodhimin, investimin dhe marketingun", beri te ditur Genc Caushi, i programit "Ja titan". Vetem gjate vitit akademik 2006-2007, rreth 2,6 milione te rinj, u perfshine ne programet qe realizohen nga kjo organizate qe operon ne Evrope. Programet per edukimin ekonomik, jane dizenjuar per te rinjte e moshave nga 6-25 vjec, dhe zbatohen permes partneritetit, ndermjet bizneseve dhe shkollave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›