Dentistet: Te vendosen cmimet dysheme
Dentistet jane perballe nje krize te vertete ekonomike dhe per kete arsye, i kane kerkuar Ministrise se Shendetesise vendosjen e cmimeve dysheme, pasi jane te rrezikuar dhe bizneset e tyre jane drejt falimentimit.
Cmimet
Prej 5 vitesh, Ministria e Shendetesise nuk ka caktuar cmimet dysheme per sherbimin dentar. Pavaresisht se Ministria e Shendetesise ka parashikuar qe ky problem do te mbyllej ne fillim te ketij viti, perseri stomatologet perballen me probleme te renda. Nder me kryesoret jane abuzimi i shume klinikave qe kane ofruar cmime mjaft te uleta, duke abuzuar keshtu edhe me cilesine e sherbimeve qe i kane ofruar pacientit.
Kryetarja e Shoqates se Stomatologeve, Rozarka Budina ankohet se pervec efekteve te krizes ekonomike, biznesi i tyre po demtohet rende dhe nga konkurrenca e pandershme, e cila punon me standarde mjaft te uleta sherbimi. "Ne shume raste ato ulin cmimet, duke thithur kliente, por edhe duke i ekspozuar ata ndaj rrezikut te infeksioneve, per shkak te sherbimeve te dobeta qe ofrojne", tha Budina. Sipas saj, kriza ekonomike qe ka perfshire shume vende te botes, duket se po jep efektet e para negative edhe ne vendin tone. Per kete arsye ajo i ka rikujtuar Ministrise se Shendetesise, vendosjen e cmimeve dysheme qe te mos kete risk per mbylljen e biznesit te tyre. Sa i perket cmimeve te larta, sipas Budines ato mund te vendosen nga vete klinikat ne baze te cilesise se sherbimeve te tyre. Jane vete klientet ata qe zgjedhin te shkojne atje, apo ne nje klinike tjeter ku aplikohen cmimet dysheme.
Dhembet
Shqiptaret qendrojne indiferente ndaj aparatit te gojes. Nga kequshqyerja, mungesa e higjienes dhe mos vajtja tek mjeku, ben qe shqiptaret te vuajne me shume se kushdo tjeter nga plakja e hershme e dhembeve. Nje personi, mesatarisht i takon te kete deri ne 4 dhembe te prishure, hequr ose mbushur ne gojen e tij, nderkohe qe ne vendet e tjera te Evropes kjo shifer eshte 1.2 dhembe, qe mund te kene probleme. Stomatologet ngrene shqetesimin per nje ushqim te kontrolluar dhe vizitat tek dentisti. Pavaresisht se gjate ketyre viteve te fundit, stomatologet kane verejtur nje ndryshim te edukates shendetesore ndaj dhembeve tek shqiptaret, perseri numri i atyre qe shkojne nje here ne 6 muaj tek dentisti eshte i vogel. "Shqiptaret po ndergjegjesohen per rritjen e higjienes se gojes, por niveli i ulet ekonomik e frika nga kriza, i detyron te shkojne te mjeku vetem ne raste emergjente" ka nenvizuar Budina. Sipas saj, viti 2009 eshte cilesuar si viti i promocionit per nje buzeqeshje e jete te shendetshme. Per kete arsye, Shoqata e Stomatologeve ne bashkepunim me specialistet e Ministrise se Shendetesise, do te ndermarrin fushata sensibilizuese ne konsultore, kopshte e shkolla. S. Isaku