Gripi i derrit, zbulohet rasti i parë në Shqipëri
Dje, në orën 21.00 është
konfirmuar rasti i parë i
prekur me gripin e derrit
në vendin tonë. Qytetari
i prekur është një student 23-vjeçar
nga qyteti i Gjirokastrës. Lajmi
është konfirmuar nga Instituti i
Shëndetit Publik dhe Ministria e
Shëndetësisë. Konfirmimi i analizave
është marrë nga specialistët
e Institutit të Shëndetit Publik në
mënyrë operative. Sipas burimeve
të ISHP-së, mësohet se pacienti
i prekur nga gripi i derrave nuk
ka udhëtuar jashtë vendit kohët
e fundit. Kjo konfirmon se virusi
nuk është importuar nga shtetet
e prekura me AH1N1, apo vende
të cilat tashmë kanë shpallur pandeminë.
Sqarimet e para të dhëna
nga Instituti i Shëndetit Publik
theksojnë se pacienti i prekur nga
gripi i derrave tashmë është trajtuar
dhe e ka kaluar virusin. Kjo, pasi
faza në të cilën ai ndodhej ishte
e lehtë. Përgjigjja e dhënë dje në
darkë nga laboratorët e Rumanisë
ishte përgjigjja e fundit e analizave
të dy javëve më parë. Ndërsa rastet
e tjera kanë dalë negative, studenti
23-vjeçar ka rezultuar të jetë i
prekur nga gripi i derrave. Sakaq,
sipas burimeve konfidenciale të
Institutit të Shëndetit Publik, pritet
që edhe tre shtetas filipinas, të cilët
kanë ardhur në vendin tonë pak
kohë më parë, kanë virozë më të
rëndë se sa rastet e tjera të ekzaminuara.
10 kampionë të tjerë, të cilët
janë dërguar për t‘u konfirmuar
edhe një herë nga epidemiologët
e huaj, priten të konfirmohen sot.
Ashtu siç ishte deklaruar edhe nga
departamenti i epidemiologjisë
në Institutin e Shëndetit Publik,
gripi i derrave është mes nesh dhe
mund të jetë shfaqur te pacientë
të ndryshëm në forma të lehta. E
njëjta formë e lehtë gripi AH1N1
mendohet të ketë prekur edhe
shtetasit nga Filipinet. Por deri dje
në darkë asnjë informacion nuk
është konfirmuar, as në mënyrë
operative. Sipas direktivave të Organizatës
Botërore të Shëndetësisë,
mjekë, punonjës të shëndetësisë,
të cilët dyshojnë për pacientët e
tyre se janë prekur nga viroza të
vështira dhe të rënda, krahasuar
me masën, duhet të marrin kampionë
gjaku dhe t‘i dërgojnë më
pas ato për ekzaminim. Instituti i
Shëndetit Publik bën analizat dhe
jep konfirmimet e para. Më pas,
në rast se nevojitet një kontroll më
specifik, kampionët dërgohen në
laboratorët në Rumani për një konfirmim
të dytë. Kanë qenë pikërisht
specialistët nga Rumania ata që
kanë konfirmuar se në Shqipëri
gripi i derrave, AH1N1, është mes
shqiptarëve. Sakaq në një deklaratë
të orëve të vona, Ministrja e
Shëndetësisë Anila Godo ka konfirmuar
rastin e parë në Shqipëri
me AH1N1. Sipas saj, filipinasit e
dyshuar janë marinarë. Ndërkohë
që dy kampionë të tjerë të dyshuar
si të prekur janë edhe fëmijët e ardhur
nga Greqia, të paraqitur pak
ditë më parë në spitalin e Vlorës.
konfirmuar rasti i parë i
prekur me gripin e derrit
në vendin tonë. Qytetari
i prekur është një student 23-vjeçar
nga qyteti i Gjirokastrës. Lajmi
është konfirmuar nga Instituti i
Shëndetit Publik dhe Ministria e
Shëndetësisë. Konfirmimi i analizave
është marrë nga specialistët
e Institutit të Shëndetit Publik në
mënyrë operative. Sipas burimeve
të ISHP-së, mësohet se pacienti
i prekur nga gripi i derrave nuk
ka udhëtuar jashtë vendit kohët
e fundit. Kjo konfirmon se virusi
nuk është importuar nga shtetet
e prekura me AH1N1, apo vende
të cilat tashmë kanë shpallur pandeminë.
Sqarimet e para të dhëna
nga Instituti i Shëndetit Publik
theksojnë se pacienti i prekur nga
gripi i derrave tashmë është trajtuar
dhe e ka kaluar virusin. Kjo, pasi
faza në të cilën ai ndodhej ishte
e lehtë. Përgjigjja e dhënë dje në
darkë nga laboratorët e Rumanisë
ishte përgjigjja e fundit e analizave
të dy javëve më parë. Ndërsa rastet
e tjera kanë dalë negative, studenti
23-vjeçar ka rezultuar të jetë i
prekur nga gripi i derrave. Sakaq,
sipas burimeve konfidenciale të
Institutit të Shëndetit Publik, pritet
që edhe tre shtetas filipinas, të cilët
kanë ardhur në vendin tonë pak
kohë më parë, kanë virozë më të
rëndë se sa rastet e tjera të ekzaminuara.
10 kampionë të tjerë, të cilët
janë dërguar për t‘u konfirmuar
edhe një herë nga epidemiologët
e huaj, priten të konfirmohen sot.
Ashtu siç ishte deklaruar edhe nga
departamenti i epidemiologjisë
në Institutin e Shëndetit Publik,
gripi i derrave është mes nesh dhe
mund të jetë shfaqur te pacientë
të ndryshëm në forma të lehta. E
njëjta formë e lehtë gripi AH1N1
mendohet të ketë prekur edhe
shtetasit nga Filipinet. Por deri dje
në darkë asnjë informacion nuk
është konfirmuar, as në mënyrë
operative. Sipas direktivave të Organizatës
Botërore të Shëndetësisë,
mjekë, punonjës të shëndetësisë,
të cilët dyshojnë për pacientët e
tyre se janë prekur nga viroza të
vështira dhe të rënda, krahasuar
me masën, duhet të marrin kampionë
gjaku dhe t‘i dërgojnë më
pas ato për ekzaminim. Instituti i
Shëndetit Publik bën analizat dhe
jep konfirmimet e para. Më pas,
në rast se nevojitet një kontroll më
specifik, kampionët dërgohen në
laboratorët në Rumani për një konfirmim
të dytë. Kanë qenë pikërisht
specialistët nga Rumania ata që
kanë konfirmuar se në Shqipëri
gripi i derrave, AH1N1, është mes
shqiptarëve. Sakaq në një deklaratë
të orëve të vona, Ministrja e
Shëndetësisë Anila Godo ka konfirmuar
rastin e parë në Shqipëri
me AH1N1. Sipas saj, filipinasit e
dyshuar janë marinarë. Ndërkohë
që dy kampionë të tjerë të dyshuar
si të prekur janë edhe fëmijët e ardhur
nga Greqia, të paraqitur pak
ditë më parë në spitalin e Vlorës.