E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gatishmëri për të gjitha rastet e virozës

Dje, në orën 16:00, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka shkuar për inspektim në Urgjencën e Tiranës. Kreu i shëndetësisë ka deklaruar se të gjitha rastet e virozës nuk duhet të anashkalohen, por duhet të merren me seriozitet. Ndërkohë që për sa u takon masave dhe shqyrtimit të çështjes së gripit të derrave, influencës/AH1N1, kjo është në vëmendjen kryesore të shëndetësisë shqiptare. Sipas ministres, janë shqyrtuar plot 80 raste kampionësh. Deri tani nuk ka rezultuar asnjë rast i prekur nga gripi i derrave në Shqipëri. Ndërkohë që pritet edhe konfirmimi i 10 rasteve të tjera, mes të cilave janë edhe dy fëmijë nga qyteti i Vlorës. Instituti i Shëndetit Publik, përveç rasteve që ekzaminon në laboratorët e tij, mund të dërgojnë kampionë për analiza specifike edhe në qendrat e ekzaminimin në Rumani.

Kjo realizohet në bashkëpunim me laboratorët e Bukureshtit.

Mjekët e urgjencës kanë biseduar dje me ministren, duke dhënë edhe ata bilancet e të shtruarve të prekur nga viroza e stinës apo probleme lidhur me masat, me direktivat dhe vigjilencën nga ana e tyre. Sakaq, ministrja Godo ka theksuar edhe një herë se çështja e vaksinave është në shqyrtim e sipër. Shteti shqiptar ka një stok vaksinash Tamiflu, ndërsa ka bërë një kërkesë tjetër për doza të tjera, të cilat deri në muajin tetor do të jenë në "magazinat" shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›