E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antidroga, "gjëegjëzë" me të kërkuarin për drogë

Shpeshherë policinë e zë halli për të
identifikuar kriminelë të ndryshëm,
pasi nuk ka të dhëna për ta.
Por, edhe kur ka foton e tyre, prapë nuk
arrin ta identifikojë, duke kërkuar ndihmën
e qytetarëve. Madje, kështu ka vepruar
ditën e djeshme, duke vënë në dispozicion
një foto, ku ka ofruar 50 mijë lekë
për atë që gjen emrin e tij. Në një njoftim
për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
së Shtetit deklaroi se në kuadër të një
procedimi penal, Policia e Shtetit kërkon
ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve
në identifikimin e një qytetari, duke
paraqitur edhe foton e tij. Sipas policisë,
për të bërë të ditur identitetin, apo vendndodhjen
e tij, çdo qytetar mund të telefonojë
në numrin pa pagesë 08001212.
Gjithashtu, Policia e Shtetit ju siguron se
do t‘ju ruhet anonimiteti, si dhe ofron 50
mijë lekë për personin që do të pohojë
identitetin e tij. Sipas të dhënave nga
policia, ky person kërkohet për një çështje
për trafik droge, megjithatë nuk ka
dhënë shumë informacione në lidhje me
vendin ku është kapur droga, apo si është
gjetur fotoja. Por, e rëndësishme mbetet
se pavarësisht se është kërkuar nga
policia, ka qenë i vështirë identifikimi i tij.
Gjithashtu, mësohet se fotoja është gjetur
pikërisht në vendin ku mendohet se
janë mbledhur edhe provat e tjera për
trafik droge. Ndërkaq, njëra prej fotove
duket se është bërë për dokument në një
nga gjendjet civile të Tiranës, ku dallohet
një pjesë e vulës mbi të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›