Policia shqiptare, me uniformë të re
Policia shqiptare do të prezantohet së shpejti me një
uniformë të re. Modelet janë dizenjuar nga specialistë
italianë, të cilët kanë bërë prezantimin e veshjeve dhe
aksesorëve të tjerë të uniformës përpara të gjithë drejtuesve
të Policisë së Shtetit. "Uniforma e re synon të ruajë
vlerat, simbolet kombëtare, historike e tradicionale të
popullit dhe të Policisë së Shtetit, por dhe përqasjen me
uniformën e rojës me uniformën e policëve evropianë", u
deklarua në hapje të ceremonisë prezantuese. Ky hap u
ndërmor, pasi në uniformën aktuale të policisë janë evidentuar
probleme e mangësi që nga cilësia e materialeve
të përdorura për prodhim, deri te modelimi dhe kompozimi
i gradave dhe stemave, gjë e cila ndikonte në
paraqitjen e punonjësit të policisë. Policia tha se ky proces
ka filluar në muajin janar të këtij viti dhe ka kaluar në disa
faza, që nga hartimi i detyrës së projektimit, marrjes së
mendimeve nga strukturat përfituese, miratimit në Grupin
e Politikave dhe Tenderimit për përzgjedhjen e subjektit
që do të realizonte detyrën e projektimit. Sipas policisë,
në këtë proces kanë kontribuar specialistë të të gjitha
shërbimeve policore, por dhe historianë, heraldistë, etnografë,
pedagogë të Universitetit Shtetëror, si dhe përfaqësues
nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Ky projekt
synon plotësimin e kërkesave të nevojshme për sa i
përket anës funksionale, për të siguruar ruajtjen e shëndetit
të punonjësit të policisë gjatë kryerjes së detyrave,
ndërhyrjeve apo stërvitjeve të ndryshme. "Gjithashtu, do
të synojë në plotësimin e prezantimit dhe përfaqësimit
me dinjitet të vlerave e simboleve kombëtare, historike
e tradicionale të popullit dhe të Policisë së Shtetit. Kjo
ndikon edhe në sigurimin e cilësisë së kërkuar e të
nevojshme në drejtim të materialeve prej tekstili, që do të
përdoren për prodhimin e uniformës dhe të pjesëve të
tjera përbërëse", deklaruan specialistët e policisë.