E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vetëvarur në kushte depresive 65 vjeçari

Cërrik – Është gjetur i vetëvarur në kushte depressive 65 vjeçari nga qyteti i Cërrikut në ambientet e një banese të braktisur në këtë qytetet. Burime të policisë bëjnë të ditur të shtunën se vetëvarja ka ndodhur rreth orës 16.20 të mesditës së sotme, ku nga banorë të lagjes Nr 1 në Cërrik është lajmëruar për vetëvarjen e 65 vjeçarit. Po sipas burimeve të policisë lokale mësohet se 65 vjeçari prej vitesh ishte i braktisur nga familja e tij, dhe në momentin e vetëvarjes ka qenë i dehur. Në vendngjarje ka shkuar policia si dhe grupi hetimor, i cili po heton për rrethanat e kësaj vetëvarje. Ndërkohë trupi i pajetë i 65 vjeçarit është transportuar për në morgun e spitalit të qytetit të Elbasanit.

17 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›