E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet krimi i vogël në qytetin bregdetar

DURRËS - Gjatë vitit 2007 në Durrës ka një ulje të ndjeshme të krimeve të rënda falë punës parandaluese dhe arrestimit të personave me aktivitet dhe prirje kriminale. Por treguesi i kurbës flet për një rritje të krimit ordiner ku më të theksuara janë vjedhjet e banesave dhe të dyqaneve. Për këtë qëllim Komisariati i Policisë së Durrësit ka marrë masa për forcimin e shërbimeve në këtë sektor. Vetëm gjatë ditës së djeshme policia mundi të arrestojë 2 autorë të cilët kishin grabitur respektivisht 2 banesa në të cilat kishin marrë një sasi parash si dhe bizhuteri të ndryshme. Ndërkohë masa janë marrë edhe për ruajtjen e mjediseve publike në afërsi të portit apo nëpër stacionet e autobusëve dhe të furgonave pasi vjedhës nga qytete të ndryshme të vendit kanë ardhur në Durrës për të “gjuajtur” emigrantët të cilët vijnë për të kaluar festat në vendin e tyre.

17 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›