Vdes Gilbert Sedbon, gazetari i Reuters për një gjysmë shekulli
PARIS- Gilbert Sedbon, gazetar për një gjysmë shekulli në agjencinë e lajmeve ''Reuters'', në Egjipt dhe më pas në Francë, vdiq dje në moshën 94-vjeçare, njoftoi sot një nga të kolegët e tij.
''I lindur më 18 dhjetor 1917 në Aleksandri, në Egjipt, në atë kohë nën mandatin britanik, Gilbert Sedbon doli në pension në fillim të vitit 1980'', theksoi Bernard Edinger, i cili kishte punuar me të për rreth 40 vjet.
Ai filloi punë në agjencinë e lajmeve ''Reuters'' në moshën 18-vjeçare në Kajro. Ai punoi në këtë agjenci për 20 vjet duke mbuluar kryesisht Luftën e Dytë Botërore. Dëbuar nga Egjipti në vitin 1956, pas ekspeditës franko-britanike për rihapjen e kanalit të Suezit, ai vazhdoi menjëherë karrierën e tij, gjithmonë për agjencinë e lajmeve ''Reuters'', në Romë dhe në Londër dhe më pas në Paris ku u specializua në çështjet e mbrojtjes, çështjet diplomatike dhe aeronaotikës në kohën e Luftës së Ftohtë.
Gilbert Sedbon i tregoi kujtimet e tij në një vepër të realizuar në anglisht në vitin 2010 "from the Nile to the Seine", ku ai shprehet se ka qenë gazetari që ka punuar më gjatë në ''Reuters".
(m.a/afp/BalkanWeb)