E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, 3 të vdekur nga tërmeti 6,3 ballë

TEHERAN- Tërmeti me magnitudë 6,3 ballë që goditi sot një rajon në Jug të Iranit, jo shumë larg prej centralit bërthamor që ndodhet në Bushehr, ka shkaktuar të vdekur dhe të plagosur, njoftoi televizioni publik iranian, ku theksonte se viktimat ishin të paktën tre.

Ndërkohë, një tjetër tronditje sizmike me magnitudo 5,4 ballë u regjistrua nga USGS-ja në të njëjtën rajon.

Po ashtu janë regjistruar edhe pesë tronditje të tjera sizmike pasuese, dy prej të cilave me magnitudë 4,8 dhe 5,3 ballë, njoftonte televizioni iranian që theksonte se popullsia e rajonit në fjali ishte në një nivel prej të paktën 100 mijë personash.
Në Teheran, sipas agjencisë së lajmeve Irna, është krijuar një Njësit për Krizat Emergjente, nga ana tjetër helikopterë me ndihma janë nisur drejt rajonin nga dy zona fqinje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›