E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes agjenti francez në një sulm të ETA-s

Një agjent i policisë franceze ka humbur jetën gjatë natës pasi mbeti i plagosur një ditë më parë gjatë shkëmbimit të zjarrit me një njësi të dyshuar të ETA-s. Ngjarja ndodhi afër Parisit. Brigadieri 52-vjecar ishte në shërbim me një patrullë në Dammarie-les-Lys. Një prej të dyshuarave u arrestua. Joseba Fernandez Aspurz, dyshohet se është anëtarë i fraksionit të armatosur separatist bask.

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në komunën juglindore të Parisit kur patrulla e policisë tentoi të ndalonte një grup të dyshuar si hajdutë makinash. 4 deri në 6 persona, es të cilëve dhe një grua, hapën menjëherë zjarr kundër forcave të rendit, një reagim që sipas policisë shton dyshimet se nuk bëhej fjalë për një grup kriminelësh ordinerë, por për një njësi të Eta.

Që nga fillimi i vitit janë 7 anëtarët e grupit separatist bask të arrestuar në Francë mes të cilëve dhe një person që konsiderohej si një prej krerëve të Etas i shpallur në kërkim prej 13 vjetësh.

Delina Bitraku
< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›