E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes aktorja Natasha Richardson

Ndahet nga jeta aktorja e njohur britanike, Natasha Riçardson. Familjarët e saj konfirmojnë vdekjen e aktores së njohur, shkak për të cilin është bërë dëmtimi gjatë skive në një qendër turizmi dimror në Kanada.

Riçardson ka luajtur në shumë filma dhe prodhime televizive. Ndërsa, sukeset më të mëdha i ka arritur në skenën e teatrit. Ajo kishte prejardhje nga një familje e njohur artistësh, si mbesë e aktorit të njohur britanik Sër Majkëll Redgrave, dhe vajza e aktores Vanesa Redgrave, dhe regjisorit Toni Riçardson.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›