CEDB garanton 5 milionë euro për zhvillimin e zonave rurale malore
Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEDB) do të financojë 5 milion euro për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale malore në vendin tonë. Vendimi u miratua dje në mbledhjen e Qeverisë me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të ministrit të Financave.
Qeveria shqiptare miratoi kështu në parim marrëveshjen kuadër të huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEDB), për financimin e programit Zhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale malore, me një kredi prej 5 000 000 euro.