E Shtunë, 31 Tetor 2026

ARMO hedh në treg eurodizelin

Për herë të parë pas 30 vjetësh, kompania ARMO arriti të prodhojë eurodizelin e standarteve europiane. Nga analizat e bëra rezulton se eurodizeli i prodhuar në Rafinerinë e Ballshit, ka parametra më cilësore se eurodizeli që importohet aktualisht nga tregjet ndërkombëtare. Ky rezultat është arritur pavarësisht naftës bruto të vendit e cila ka një nivel shumë të larte squfuri në përbërjen e tij. Për ndryshimin e teknologjisë për prodhimin e kësaj cilësie eurodizeli, kompanive europiane u është dashur rreth 15 vjet ndërkohë që konsorciumi e realizoi atë vetëm tre muaj nga blerja e kompanisë ARMO. Ky rezultat u arrit jo vetëm falë investimeve të realizuara nga ana e konsorciumit por dhe punës inovatore të stafit të inxhinierëve dhe përkushtimit të punonjësve të rafinerisë së Ballshit. Serioziteti në përmbushjen e këtij detyrimi garanton jo vetëm prodhimin e një nafte eurodizel të cilësisë shumë të lartë, por me kryerjen e investimeve të parashikuara  nga kompania, do të arrihet dyfishimi i kapaciteteve prodhuese, e cila do të reflektohet drejtpërdrejtë në uljen e çmimit pra dhe në xhepat e konsumatorit. Ndërkohë, objektivi kryesor i kompanisë është që për një periudhë të shkurtër kohe të arrijë të prodhojë eurodizel deri afër nivelit 0 të përqindjes se squfurit në përbërje të tij.        

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›