Qeveria jep 5 milionë lekë për kompensim në rrugën Milot-Rrëshen
Banorët që shpronësohen nga ndërtimi i segmentit rrugor Milot - Rrëshen do të kompensohen me 4,857,712 lekë. Ky vendim është marrë dje në mbledhjen e Qeverisë me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Shpronësimi për interes publik i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private (objekte), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Milot-Rrëshen, do të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
Fondi për shpronësimet do të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë, Fondi i shpronësimeve. Shpronësimi do të fillojë më 20.3.2009 dhe do të përfundojë më 20.6.2009. Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve