E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vdes duke thyer rekordin e qëndrimit si i varrosur për së gjalli

Share

Një person në Sri Lanka ka vdekur duke u përpjekur të thyejë një rekord informal vendas për periudhën më të gjatë i varrosur nën tokë.

24 vjeçari Janaka Basnayake u varros me ndihmën e familjes dhe të miqve në qytetin Kantale.

Sipas BBC, qeveria i ka bërë thirrje njerëzve të mos tentojnë të tilla gjëra.

Basnayake u varros të shtunën në mëngjes dhe u shpall i vdekur po atë ditë pasdite. Ai ishte varrosur në një thellësi 3 metra. Familja tha se e kishte varrosur dhe më parë në dy raste- në të parin kishte qëndruar 2.5 orë, kurse në të dytin gjashtë orë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›