E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i antikrimit britanik, vizitë në Tiranë

Një nga njerëzit më të fuqishëm të
antikrimit në Britaninë e Madhe dje
vizitoi Tiranën, ku kreu takime të rëndësishme
me krerët më të lartë të policisë
shqiptare. Ai u prit gjithashtu edhe nga
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha. Drejtori
i përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
Ahmet Prençi, priti i pari z. Bill Hughes,
drejtor i SOCA, Agjencia Kundër Krimit
të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të
Mbretërisë së Bashkuar. Prençi falënderoi
drejtorin e SOCA-s, z. Bill Hughes,
për bashkëpunimin e deritanishëm në
projektet ndërmjet dy vendeve. Sipas
tij, Policia e Shtetit është e vendosur
për ta vazhduar më tej bashkëpunimin
me Agjencinë SOCA, kryesisht në luftën
kundër krimit të organizuar, trafi qeve të
qenieve njerëzore, duke dhënë kontribute
në fushën e trajnimeve të ofi cerëve të
policisë shqiptare. Drejtori i përgjithshëm
i Policisë së Shtetit bëri një ekspoze të
shkurtër të reformës legjislative dhe organizative
që i është nënshtruar policia në
dy vitet e fundit. "Bashkëpunimi policor
deri tani me homologët britanikë është
në nivele shumë të mira. Ne ju garantojmë
seriozitet dhe besnikëri në misionin tonë
të përbashkët, në luftën kundër krimit
në përgjithësi dhe në veçanti kundër terrorizmit,
krimit të organizuar, trafi kut të
paligjshëm ndërkufitar etj.", iu drejtua
Prençi mikut nga Britania. Ndërkohë,
që nga ana e tij drejtori i SOCA-s, z. Bill
Hughes, garantoi drejtorin e përgjithshëm
të Policisë për asistencë të vazhdueshme.
"Jam i impresionuar prej punës së bërë nga
Policia e Shtetit, jo vetëm brenda territorit
tuaj, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Ne ju garantojmë se do të keni përkrahjen
tonë jo vetëm në trajnimin e ofi cerëve tuaj,
por edhe në fusha të tjera për të luftuar
së bashku kundër krimit të organizuar,
trafi qeve ilegale, terrorizmit etj.", u shpreh
Hughes. Ndërkohë, ai më pas u prit edhe
nga Kryeministri Berisha, i cili e falënderoi
SOCA-n për ndihmën që i është dhënë
policisë shqiptare ndër vite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›