Vodhi "Benz"-in e ISKSH-së, pranga ish-pjesëtarit të bandës
Arrestohet ish-pjesëtari i
Bandës së Urës Vajgurore,
për vjedhje. Sipas njoftimit
zyrtar të policisë së Beratit, në
orën 19.00 të së dielës, uniformat
blu të këtij qyteti kanë prangosur
Spiro Joti Vjeshtën, lindur
dhe banues në Urën Vajgurore,
i dënuar më parë. Të njëjtat
burime referojnë se arrestimi i
46-vjeçarit është bërë në kushtet
e flagrancës, pasi në orët e para të
së dielës, ka vjedhur automjetin
tip "Benz", me targë BR 0254 B,
pronë e ISKSH-së Berat, të cilën
e ka pasur në ruajtje në ambientet
e shtëpisë së tij shoferi
i këtij institucioni, me inicialet
G.S., banor i Urës Vajgurore.
Të njëjtat burime referojnë se
46-vjeçari Vjeshta, e ka gjetur
hapur autoveturën e ISKSH-së,
duke ia lehtësuar shumë punën
dhe është larguar me shpejtësi në
drejtim të paditur. Shoferi, pasi ka
konstatuar mungesën e makinës
te vendparkimi i tij, ka shkuar në
postën e policisë të qytetit dhe
ka denoncuar vjedhjen. Pas këtij
denoncimi, janë njoftuar forcat e
grupit të gatshëm të Komisariatit
të Beratit, të cilët janë hedhur
menjëherë në veprim. Burimet
zyrtare të policisë, thanë se autori
i vjedhjes së automjetit të
ISKSH-së, Spiro Vjeshta, u kap
nga uniformat blu të Komisariatit
të Beratit, pasditen e së dielës së
bashku me "prenë" e tij, në vendin
e quajtur "Qafa e Sqepurit", 8
km në perëndim të Urës Vajgurore,
teksa udhëtonte drejt Fierit.
Burimet zyrtare të policisë së
Beratit, sqaruan dje për gazetën,
se Vjeshta është shoqëruar për në
birucat e komisariatit, ndërkohë,
që automjeti i vjedhur u bllokua
në cilësinë e provës materiale. Të
njëjta burime referuan se Spiro
Vjeshta është një nga anëtarët e
të famshmes bandë kriminale, të
Urës Vajgurore, që u bë tmerri i
banorëve të këtij qyteti gjatë trazirave
të vitit 1997. Vjeshta u arrestua
si pjesëtar i kësaj bande, në
fillim të vitit 1998 dhe për shkak
të raportit mjekësor, që e konsideronte
atë si të papërgjegjshëm,
ai u lirua me vendim të Gjykatës
së Beratit, e cila e dënoi atë me
kohën e paraburgimit, vetëm me
12 muaj heqje lirie.
Bandës së Urës Vajgurore,
për vjedhje. Sipas njoftimit
zyrtar të policisë së Beratit, në
orën 19.00 të së dielës, uniformat
blu të këtij qyteti kanë prangosur
Spiro Joti Vjeshtën, lindur
dhe banues në Urën Vajgurore,
i dënuar më parë. Të njëjtat
burime referojnë se arrestimi i
46-vjeçarit është bërë në kushtet
e flagrancës, pasi në orët e para të
së dielës, ka vjedhur automjetin
tip "Benz", me targë BR 0254 B,
pronë e ISKSH-së Berat, të cilën
e ka pasur në ruajtje në ambientet
e shtëpisë së tij shoferi
i këtij institucioni, me inicialet
G.S., banor i Urës Vajgurore.
Të njëjtat burime referojnë se
46-vjeçari Vjeshta, e ka gjetur
hapur autoveturën e ISKSH-së,
duke ia lehtësuar shumë punën
dhe është larguar me shpejtësi në
drejtim të paditur. Shoferi, pasi ka
konstatuar mungesën e makinës
te vendparkimi i tij, ka shkuar në
postën e policisë të qytetit dhe
ka denoncuar vjedhjen. Pas këtij
denoncimi, janë njoftuar forcat e
grupit të gatshëm të Komisariatit
të Beratit, të cilët janë hedhur
menjëherë në veprim. Burimet
zyrtare të policisë, thanë se autori
i vjedhjes së automjetit të
ISKSH-së, Spiro Vjeshta, u kap
nga uniformat blu të Komisariatit
të Beratit, pasditen e së dielës së
bashku me "prenë" e tij, në vendin
e quajtur "Qafa e Sqepurit", 8
km në perëndim të Urës Vajgurore,
teksa udhëtonte drejt Fierit.
Burimet zyrtare të policisë së
Beratit, sqaruan dje për gazetën,
se Vjeshta është shoqëruar për në
birucat e komisariatit, ndërkohë,
që automjeti i vjedhur u bllokua
në cilësinë e provës materiale. Të
njëjta burime referuan se Spiro
Vjeshta është një nga anëtarët e
të famshmes bandë kriminale, të
Urës Vajgurore, që u bë tmerri i
banorëve të këtij qyteti gjatë trazirave
të vitit 1997. Vjeshta u arrestua
si pjesëtar i kësaj bande, në
fillim të vitit 1998 dhe për shkak
të raportit mjekësor, që e konsideronte
atë si të papërgjegjshëm,
ai u lirua me vendim të Gjykatës
së Beratit, e cila e dënoi atë me
kohën e paraburgimit, vetëm me
12 muaj heqje lirie.