I dehuri merr peng dhe tenton të vrasë familjen
Pija e tepërt për një 37-vjeçar
në Kavajë ka qenë duke shkaktuar
një ngjarje tejet tragjike, por
fatmirësisht nuk është dëmtuar
asnjë. Ai ka tentuar të vrasë gruan,
vjehrrin dhe një person tjetër,
e më pas i ka marrë peng për t‘i
shpëtuar policisë. Plot dy karikatorë
me fi shekë automatiku i ka
qëlluar në banesë dhe në rrugë,
por asnjë prej tyre nuk ka prekur
tre objektivat e tij. Policia ka mundur
të ndërhyjë për ndalimin e
tij vetëm në momentin që i kanë
mbaruar fi shekët, teksa ecte në
autostradë në afërsi të fshatit
Gosë, ku kishte marrë peng tre
persona.
Bëhet fjalë për arrestimin e
Fatmir Shehajt, 37 vjeç, banues
në këtë fshat, i cili ka ngritur në
këmbë jo vetëm Policinë e Kavajës,
por edhe atë të kryeqytetit, deri në
neutralizimin e tij. Sipas policisë,
ngjarja ka nisur rreth orës 21.30
të së dielës në fshatin Gosë, por
nuk është mbyllur para orës 02.30
të mëngjesit të djeshëm. Sipas të
dhënave hetimore, Fatmir Shehaj
kishte pasur një konfl ikt në familje
me gruan e tij Luiza Shehaj, 32
vjeçe, për arsye të konsumimit të
alkoolit. Ajo ishte bashkë me të
atin Sulejman Shehi. Në grindje
e sipër, ai ka nxjerrë automatikun
kallashnikov, të cilin e kishte pajisur
me dy karikatorë të mbushur
plot me fi shekë. Aty në shtëpi, ku
ndodheshin të tre, Fatmiri me
gruan dhe vjehrrin e tij, ka lëshuar
një breshëri duke ua drejtuar
atyre. Vajzë e baba janë tmerruar
dhe kanë fi lluar t‘i luten që të ulte
armën, por ai ka urdhëruar që të
mos luanin nga vendi, se përndryshe
do i vriste.
Menjëherë fqinjët janë mbledhur
për të parë se çfarë kishte
ndodhur dhe kanë njoftuar shërbimet
e policisë së Komisariatit të
Kavajës. Janë dashur disa minuta
që policia të mbërrinte aty, ndërsa
Shehaj e ka kuptuar se po vijnë
uniformat blu dhe ka menduar të
arratiset. Ai ka marrë pengjet e tij
dhe ka dalë në rrugë, ku ka gjetur
edhe Shkëlqim Karulin, 40 vjeç.
Atij i ka drejtuar automatikun dhe
më pas ka qëlluar në ajër, duke e
detyruar t‘i bindet urdhrit që të
qëndronte në makinë e mos të
lëvizte. Nga ana tjetër, ai ka futur
në makinë edhe vjehrrin e nusen,
e nën kërcënimin e armës i ka
marrë me vete, duke tentuar arratisjen
e ideuar në ato momente.
Sipas policisë, Karuli kishte
një makinë tip "Ford", me targa
të huaja, në të cilën kanë hipur të
katërt dhe janë nisur drejt autostradës.
Më pas ata janë pikasur
nga forcat e policisë, por në pamundësi
për t‘u afruar, uniformat
blu i kanë ndjekur nga pas. Nga
ana tjetër, policia është vënë re
nga Shehaj, i cili ishte në gjendje
të dehur dhe ka fi lluar të qëllojë
edhe gjatë rrugës. Ai ka harxhuar
dy karikatorët, e këtu ka ardhur
momenti i ndërhyrjes së policisë.
Pasi uniformat blu janë siguruar
se ai nuk kishte më plumba, kanë
ndërhyrë dhe kanë bërë neutralizimin
e agresorit, duke e prangosur.
37-vjeçari është dërguar menjëherë
në Komisariatin e Kavajës,
ndërkohë që janë shoqëruar edhe
tre personat e marrë peng, të
cilët ishin të tmerruar nga situata
që kishin përjetuar, e akoma
nuk e besonin se tashmë ishin
të sigurt. Në polici janë pyetur
bashkëshortja Luiza Shehaj, 32
vjeçe, vjehrri i pengmarrësit,
Sulejman Shehi, 65 vjeç, si edhe
i njohuri i tyre, Shkëlqim Karuli,
40 vjeç, të gjithë banues në Gosë
të Kavajës. Ata kanë deklaruar
se ai kishte shkuar i dehur në
shtëpi dhe kishte fi lluar të qëllonte
gjithandej, teksa nuk mbante dot
në dorë as automatikun. Më pas,
është marrë në pyetje edhe vetë
autori i kësaj ngjarjeje të rëndë,
i cili ka deklaruar se nuk mbante
mend se çfarë kishte ndodhur
para se të përmendej në komisariat.
Sipas policisë, materialet
hetimore të përpiluara në ngarkim
të tij, i kaluan Prokurorisë
së Rrethit Gjyqësor Kavajë për
veprat penale të "vrasjes me paramendim,
e mbetur në tentativë",
"mbajtjes pa leje të armëve luftarake
e municioneve", "prishjes
së qetësisë publike" dhe të "heqjes
së paligjshme të lirisë së tjetrit".
në Kavajë ka qenë duke shkaktuar
një ngjarje tejet tragjike, por
fatmirësisht nuk është dëmtuar
asnjë. Ai ka tentuar të vrasë gruan,
vjehrrin dhe një person tjetër,
e më pas i ka marrë peng për t‘i
shpëtuar policisë. Plot dy karikatorë
me fi shekë automatiku i ka
qëlluar në banesë dhe në rrugë,
por asnjë prej tyre nuk ka prekur
tre objektivat e tij. Policia ka mundur
të ndërhyjë për ndalimin e
tij vetëm në momentin që i kanë
mbaruar fi shekët, teksa ecte në
autostradë në afërsi të fshatit
Gosë, ku kishte marrë peng tre
persona.
Bëhet fjalë për arrestimin e
Fatmir Shehajt, 37 vjeç, banues
në këtë fshat, i cili ka ngritur në
këmbë jo vetëm Policinë e Kavajës,
por edhe atë të kryeqytetit, deri në
neutralizimin e tij. Sipas policisë,
ngjarja ka nisur rreth orës 21.30
të së dielës në fshatin Gosë, por
nuk është mbyllur para orës 02.30
të mëngjesit të djeshëm. Sipas të
dhënave hetimore, Fatmir Shehaj
kishte pasur një konfl ikt në familje
me gruan e tij Luiza Shehaj, 32
vjeçe, për arsye të konsumimit të
alkoolit. Ajo ishte bashkë me të
atin Sulejman Shehi. Në grindje
e sipër, ai ka nxjerrë automatikun
kallashnikov, të cilin e kishte pajisur
me dy karikatorë të mbushur
plot me fi shekë. Aty në shtëpi, ku
ndodheshin të tre, Fatmiri me
gruan dhe vjehrrin e tij, ka lëshuar
një breshëri duke ua drejtuar
atyre. Vajzë e baba janë tmerruar
dhe kanë fi lluar t‘i luten që të ulte
armën, por ai ka urdhëruar që të
mos luanin nga vendi, se përndryshe
do i vriste.
Menjëherë fqinjët janë mbledhur
për të parë se çfarë kishte
ndodhur dhe kanë njoftuar shërbimet
e policisë së Komisariatit të
Kavajës. Janë dashur disa minuta
që policia të mbërrinte aty, ndërsa
Shehaj e ka kuptuar se po vijnë
uniformat blu dhe ka menduar të
arratiset. Ai ka marrë pengjet e tij
dhe ka dalë në rrugë, ku ka gjetur
edhe Shkëlqim Karulin, 40 vjeç.
Atij i ka drejtuar automatikun dhe
më pas ka qëlluar në ajër, duke e
detyruar t‘i bindet urdhrit që të
qëndronte në makinë e mos të
lëvizte. Nga ana tjetër, ai ka futur
në makinë edhe vjehrrin e nusen,
e nën kërcënimin e armës i ka
marrë me vete, duke tentuar arratisjen
e ideuar në ato momente.
Sipas policisë, Karuli kishte
një makinë tip "Ford", me targa
të huaja, në të cilën kanë hipur të
katërt dhe janë nisur drejt autostradës.
Më pas ata janë pikasur
nga forcat e policisë, por në pamundësi
për t‘u afruar, uniformat
blu i kanë ndjekur nga pas. Nga
ana tjetër, policia është vënë re
nga Shehaj, i cili ishte në gjendje
të dehur dhe ka fi lluar të qëllojë
edhe gjatë rrugës. Ai ka harxhuar
dy karikatorët, e këtu ka ardhur
momenti i ndërhyrjes së policisë.
Pasi uniformat blu janë siguruar
se ai nuk kishte më plumba, kanë
ndërhyrë dhe kanë bërë neutralizimin
e agresorit, duke e prangosur.
37-vjeçari është dërguar menjëherë
në Komisariatin e Kavajës,
ndërkohë që janë shoqëruar edhe
tre personat e marrë peng, të
cilët ishin të tmerruar nga situata
që kishin përjetuar, e akoma
nuk e besonin se tashmë ishin
të sigurt. Në polici janë pyetur
bashkëshortja Luiza Shehaj, 32
vjeçe, vjehrri i pengmarrësit,
Sulejman Shehi, 65 vjeç, si edhe
i njohuri i tyre, Shkëlqim Karuli,
40 vjeç, të gjithë banues në Gosë
të Kavajës. Ata kanë deklaruar
se ai kishte shkuar i dehur në
shtëpi dhe kishte fi lluar të qëllonte
gjithandej, teksa nuk mbante dot
në dorë as automatikun. Më pas,
është marrë në pyetje edhe vetë
autori i kësaj ngjarjeje të rëndë,
i cili ka deklaruar se nuk mbante
mend se çfarë kishte ndodhur
para se të përmendej në komisariat.
Sipas policisë, materialet
hetimore të përpiluara në ngarkim
të tij, i kaluan Prokurorisë
së Rrethit Gjyqësor Kavajë për
veprat penale të "vrasjes me paramendim,
e mbetur në tentativë",
"mbajtjes pa leje të armëve luftarake
e municioneve", "prishjes
së qetësisë publike" dhe të "heqjes
së paligjshme të lirisë së tjetrit".