E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes futbollisti i kombëtares meksikane, De Nigris

Futbollisti i Larisës dhe i kombëtares meksikane (16 ndeshje), Antonio De Nigris, ka ndërruar jetë në spitalin “Larisa University Hospital”, pasi u godit nga një atak kardiak. Ngjarja e rëndë ndodhi natën mes së dielës dhe së hëhës.

Trupi pa jetë i 31- vjeçarit do t’i nënshtrohet autopsisë, për të zbuluar shkaqet e problemit në zemër. Ai la gruan, Sonia dhe vajzën 5-vjeçare, Miranda. Ndërkohë, trishtimi ka mbuluar të gjithë pjesëtarët e klubit të Larisës, ku De Nigris luante.

Po ashtu, zia ka përfshirë edhe qytetin e lindjes së lojtarit në Meksikë, Monterei (atje ku nisi edhe karrierën si futbollist profesionist). “Kemi mbetur të tronditur nga ky lajm”, u shpreh zëvendëspresidenti i klubit meksikan.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›