Aplikimi, MPJ: Shqipëria do t’iu përgjigjet kërkesave
“Ky vendim hap siparin e një procesi intensiv, shumë kërkues dhe të një rëndësie të jashtëzakonshme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Ministria e Punëve të Jashtme falënderon vendet anëtare për këtë vendim, duke i siguruar ato se qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar të përgjigjet në cilësinë dhe kohën e duhur në këtë ushtrim, dhe se do të intensifikojë të gjitha përpjekjet për të rritur dinamikën e marrëdhënies sonë me BE në përmasën e një partneriteti të mirëfilltë”, thuhet në deklaratë.
Më tej, deklarata thekson se kjo etapë e re e Shqipërisë “kërkon si kontributin, përkushtimin dhe seriozitetin e institucioneve shtetërore ashtu edhe të institucioneve të pavarura, aktorëve të tjerë politikë, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në formën më gjithëpërfshirëse. Duke i siguruar të gjithë për gadishmërinë tonë të plotë për bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv, i ftojmë ata të bëhen pjesë aktive e këtij procesi në shërbim të interesave kombëtare të vendit”.