E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen tetë shtetas për shitje të lëndëve narkotike

Nga një operacion i koduar “Bujtina”, u mundësua kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve, të dyshuar si të implikuar në shitje të lëndëve narkotike. Kështu në pranga ranë shtetasit F.J, 17 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, A.K, 17 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,  F.K, 15 - vjeç, lindur në Itali dhe banues në Tiranë dhe  E.M, 14 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Bujtina”, pasi janë kapur në flagrancë në Bulevardin “Zogu I-rë”, me një sasi bime të dyshuar si bimë narkotike e lloit Cannabis Sattiva, me peshë prej 1 kg e 250 g, e cila ishte e ndarë në 324 procione e gatshme për shitje dhe një sasi tjetër e cila ishte e pa aballazhuar. 

Ndërkohë, në një operacion tjetër, dy shtetas u arrestuan me të njëjtën akuzë. Jotjol Gjergji Berdilla, 21 - vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe Armando Kadri Hysnelaj, 22 - vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, u arrestuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë kapur në flagrancë duke i shitur lëndë narkotike një shtetasi.

Gjatë kontrollit të tyre personal, ju është gjetur një sasi bime narkotike e dyshuar si e llojit Cannabis Sattiva, me peshë 16 gr me gjithë amballazh e ndarë në 3 qese farmacie.  Gjithashtu, forcat e policisë arrestuan në flagrancë shtetasin Mirgen Bahri Beqiraj, 26 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.  Arrestimi i tij, u krye sepse më datë 13 nëntor 2009, rreth orës 24.00, është kapur nga shërbimet e policisë me dy kasetofonë që dyshohej se ishin të vjedhur. 

Pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, u gjend një sasi e dyshuar narkotike te lloit Cannabis Sattiva, dy qese farmacie të mbushur me bimë te dyshuar narkotike si edhe 40 qese farmacie bosh, e cila u peshua dhe rezultoi e peshës 724.8 gr. 

Nga specialistët e seksionit Kundër Lëndëve Narkotike u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Gentian Ymer Kaça, 22 - vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tirane. Arrestimi tij u krye sepse dy ditë më parë u kap në Rrugen e Kavajës, ku pas një kontrollit personal, ju gjetën dhe u sekuestruan në cilësine e provës materiale sasia prej 1(një) gram pluhur e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë, e ndarë në dy doza.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›