E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes gjatë funeralit të saj!

Nga Express më 25 qershor 2011 në ora 18:50

Vdes pikërisht gjatë funeralit të saj: tragjedia e pabesueshme ka ndodhur me një grua ruse 49-vjeçare, Fagilyu Mukhametzyanov, e cila gabimisht ishte deklaruar si e vdekur si rrjedhojë e një infarkti, por që realisht ishte ende gjallë.

Gruaja u zgjua papritur gjatë funeralit të saj në Kazan dhe zbuloi që ishte në brendësi të një arkivoli dhe menjëherë nisi të bërtiste si një e porsalindur.

Rruga për ta transportuar në spital ishte krejtësisht pa vlerë: pas vetëm 12 minutash terapi intensive, ajo ka mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë.

Lajmi është bërë publik nga gazeta britanikr, Daily Mail, që ka përcjellë dhe nervozizmin e bashkëshortit, Fagili, që tani kërkon përgjigje nga autoritetet.

“Jam tepër i nervozuar. E deklaruan të vdekur ndërkohë që ajo ishte gjallë. Mund të kishte shpëtuar”, theksoi bashkëshorti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›