E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dua të pensionohem në Barcelonë

Nga Express më 25 qershor 2011 në ora 17:58

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij të mundshëm nga kampioni i Evropës.

Në fakt, ai ka bërë të ditur se shpreson të përfundojë karrierën në Nou Camp. Reprezentuesi spanjoll iu bashkua Barcelonës nga Valencia gjatë verës së kaluar për 40 milionë euro dhe realizoi 23 gola në të gjitha garat për gjigantin katalan, që fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar.

Por, prej përfundimit të sezonit qarkulluan spekulime rreth të ardhmes së Villas, i cili thuhej se kërkohet nga Chelsea dhe Manchester City. Mirëpo, ai ka insistuar se dëshiron të mbetet në Nou Camp.

“Gjithçka që është thënë janë vetëm spekulime, gënjeshtra. Shpresoj të pensionohem në Barcelonë sepse kjo do të nënkuptonte se gjithçka ka qenë mirë për mua. Edhe pse jam ende 29 vjeç, do të kisha pasur dëshirë të pensionohem në Barcelonë”, tha Villa për mediet spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›