E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: Do kandidoj për Bashkinë e Tiranës

Ish-kryetari i PS-së: Nuk votova për PS-në


TIRANË - Fatos Nano është gati të bëjë çdo pakt me Berishën dhe Metën, me qëllim fitimin e karriges se Presidentit të ardhshëm, duke garuar fillimisht për Bashkinë e Tiranës, që të bëhet pengesë për një fitore të radhës të Ramës.


Në emisionin "Opinion", Fatos Nano ka deklaruar së është i gatshëm që të garojë për postin e Bashkisë së Tiranës, me qëllim largimin e Ramës në çdo mënyrë. Ai pohoi se do të përballet me Edi Ramën në çdo nivel, edhe për Presidencën. "Jam i gatshëm të përballem me Ramën dhe këdo të shpurës së tij për t'i dhënë fund aventurës së tij", - u shpreh Nano.


Si asnjëherë tjetër, ish-lideri socialist Fatos Nano, ka sulmuar ashpër kreun e PS-së, Edi Rama, dhe të gjithë ish-kolegët e tij ndër vite, si Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Namik Dokle, që vijojnë të përkrahin liderin socialist, Edi Rama.


Nano u ka bërë thirrje anëtarëve të PS-së, që më 26 shtator, në fletën e votimit të shkruajnë me germa kapitale "Jo bojkotit", ndërsa tregoi se në zgjedhjet e 28 qershorit nuk kishte votuar për PS-në, por e kishte nxjerrë të pavlefshme fletën e votimit. Ish-kryetari i PS-së lavdëroi marrëveshjen Meta-Berisha, duke e cilësuar këtë të fundit si koalicion optimal.


Madje, gjatë intervistës, Nano është shprehur se pas daljes së tij në publik me Ilir Metën, ai kishte marrë mesazhe kërcënuese nga njerëz të afërt të kryetarit të PS-së, Edi Rama.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›