E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes inxhinieri austriak i hidrocentralit të Ashtës

Share

Ngjarja e rëndë është shënuar në ditën kur kryeministri Sali Berisha do të vizitojë këtë hidrocentral

Gjendet i vdekur inxhinieri i hidrocentralit të Ashtës në Shkodër. Inxhinieri austriak Jozef Shoeg, 53 vjeç është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë në afërsi të hidrocentralit, raporton Ora News.

Sipas policisë, 53-vjeçari nuk ka shenja dhune në trup dhe nga të dhënat e para rezulton se shtetasi austriak ka vdekur nga shkaqe natyrore.

Punonjësi austriak ka humbur jetën pak orë para vizitës së kryeministrit Sali Berisha në hidrocentralin e Ashtës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›