E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeprokurorja Rama:Shqipëria mbetet origjinë për trafikimin e femrave

Share

Vendi ynë vijon të mbetet ende origjinë për trafikimin e femrave. Deklarata ka ardhur nga kryeprokurorja Ina Rama, e cila tha se në këtë drejtim kanë ndikim edhe zyrtarët e lartë, të cilët duhen ndëshkruar për të mos inkurajuar këtë fenomen.

Por, nga ana tjetër zonja Rama tha se trafikimi i femrave ka shënuar rënie vitet e fundit dhe nuk është në të njëjtat nivele si më parë dhe kjo falë luftës së vazhdueshme kundër kësaj vepre.

Zëvendës ministri i Brenshëm, Avenir Peka ka theksuar gjatë fjalës së tij se lufta ndaj këtij fenomeni është e vazhdueshme nga strukturat e Ministrisë së Brendshme.

Këto deklarata u bënë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për koordinimin e luftës kundër trafikimit njerëzor. Marrëveshja është nënshkruar mes 13 agjencive shtetërore dhe shoqërisë civile.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›