E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes ish-presdenti Ramiz Alia

Tirane 7 tetor NOA - Ish-presidenti i vendit Ramiz Alia ka nderruar jete ne moshen 86-vjecare. Ai ka vdekur mengjesin e sotem ne spitalin e Senatoriumit ne kryeqytet pasi ka pesuar tromboze. Mesohet se Alia vuante prej kohesh nga trenboembolia pulmonare dhe per kete arsye ai ishte shtruar disa here ne reanimacion.
Ish presidenti-Ramiz Alia lindi me 18 tetor 1925 ne Shkoder. Ai u diplomua ne shkollen e Partise ne Moske 1954. Alia eshte nje nga figurat me te rendesishme te Partise se Punes se Shqiperise i cili udhehoqi Shqiperine mes viteve 1984 ndash 1990. Gjate kesaj periudhe Ramiz Alia ka kryer detyra te larta ne drejtim te PPSH-se rrjedhimisht edhe te shtetit shqiptar.
Detyrat me te rendesishme kane qene Sekretar i Pare i KQBRPSH 1949-1955 Minister i Arsimit dhe Kultures 1955-1958 anetar i Byrose Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-se per ideologjine 1961-1985 deputet Kryetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor 1982-1990 Sekretar i Pare i KQ te PPSH-se 1985-1991 dhe kryetar i Keshillit Presidencial 1991.
Pas zgjedhjeve te para shumepartiake ne Shqiperi te zhvilluara me 31 mars 1991 parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetet e PPSH-se me 30 prill 1991 me propozim te PPSH-se e zgjodhi Ramiz Aline President te Republikes. Pas zgjedhjeve te parakohshme parlamentare te 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozites i udhehequr nga Partia Demokratike me 3 prill 1992 Alia dha doreheqje nga posti i Presidentit.
a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›