E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes këngëtarja amerikane Lena Horne

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Lena Horne ka ndërruar jetë në New York në moshën 92 vjeçare.

E njohur për zërin e saj të këndshëm dhe të bukur, Horne njihet për betejën e saj kundër ndarjeve racore duke u bërë kështu seks simboli i parë amerikan me ngjyrë.

Në vitin 1943 ajo luajti rolin e Selina Rogers në filmin mjuzikëll, “Stormy Weather”, titulli i secilës këngë bëhet hit nën dirigjimin e saj.

Karriera e saj ka më shumë së 60 vjet. Më vonë ajo i është bashkua grupeve të aktivistëve dhe atyre që flasin për të drejtat civile në SHBA.

“Unike”

Në vitin 1940 ajo bëhet këngëtarja e parë e zezë që këndon me një bend të bardhë dhe bënë një kontratë me Hollywood’in.

Kur është pyetur për suksesin e saj Horne është përgjigjur: “Ishte një ndjenjë unike sepse nuk e dija se si do ta presin njerëzit. Ishte një realizim i një ëndrre. Ishte një lloj pritje e keqe sepse askush nuk e dinte kontributin tim. Ishte mënyra se si dukesha unë”.

Me 1981, emisioni për të “”The Lady and her Music”, fitoj çmime. Ai bazohet në jetën e saj dhe karrierën e aktores e cila kishte bazë në Broardway dhe në Londër.

Suksesi i saj bëri që ajo ta fitoj çmimin “Tony”, përderisa Horne fitoj edhe dy çmime Grammy.

Kur aktorja Halle Berry u bë aktorja e parë me ngjyrë që fitoj çmimin për aktoren më të mirë Oskar në vitin 2002 dhe ajo citoj Lene Horne që sipas saj ishte bërë pionierja e parë “showbizz’it”, në SHBA.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›