E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diana Vicker, e para në Angli

Diana Vicker ka marrë pozitën e parë sa i përket albumeve më të shitura në Britani të Madhe. Ajo është bërë e njohur me këngën e saj “Songs From The Tainted Cherry Tree”.

Ish garuesja e X Factor ka debutuar me albumin e saj në pozitën e parë, përderisa në top-listën e këngëve ajo gjendet në pozitën e tetë me këngën “Once”.

Sa i përket, këngëve renditja është e njëjtë me Good Times nga Roll Deep i cili ende mban pozitën e parë.

Ka pasur edhe këngë të reja që janë futur në top-listë si Pendelum, në pozitën e katër dhe Watercolour dhe Aggro Santos, në të pestën me këngën e tyre “Candy”.

Një tjetër hyrje e re në top 40 është edhe kënga e Sophie Ellis-Bextor, në pozitën e 25 me këngën “Bittersweet”.

Albumi i Vickers “Plan B” është i pari në top-listë sa i përket albumeve të shitura.

Hyrje të reja në listën e albumeve më të shitura janë: “Need You Now” nga Lady Antebellum, në pozitën e tetë, “The Magic Of” nga Mantovani në pozitën e 23 dhe Diamond Eyes nga Deftones, në pozitën e 26.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›