Vdes në burg 80-vjeçari
17/12/2004 Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri të ditur sot se pas një operacioni në Spitalin e burgjeve ka humbur jetën i dënuari Kolec Prend Smaçi. Zëdhënësja e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Majlinda Skënderi, bëri të ditur se "80-vjeçari ishte i dënuar për vrasje me 10 vjet burg dhe deri sot kishte kryer katër vjet e tre muaj të dënimit". Sipas saj, dy ditë më parë i dënuari është shtruar në Spitalin e burgjeve me diagnozën "trompozë menzenteriale". Smaçi i është nënshtruar dje një ndërhyrjeje kirurgjikale, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore nuk ka mundur të përballojë operacionin.