E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibrahimoviç, çelësi i fitores

16/12/2004  

I ardhuri i fundit te Juventusi, është pikërisht ai, njeriu që trajneri Fabio Kapelo, beson se mund t’i krijojë frikë Milanit. Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç, është bërë njeriu i rëndësishëm i Juventusit, madje dhe më shumë se kaq. Pikërisht të shtunën, do të udhëheqë sulmin e bardhezinjve, për të mos lejuar humbjen e skuadrës së tij. Ibra, siç e thërrasin sulmuesin suedez te Juventus, duket në gjendje më të freskët nga të gjithë, madje dhe në planin e mentalitetit. Ai gjithnjë buzëqesh, madje dhe kur gabon. Por dhe kërkesa e brendshme e lojës së tij, është përcaktuese. Natyrisht nuk shënon si Shevcenko, por punon shumë për të tjerët dhe në veçanti, me Del Pieron. Sulmuesi suedez ka provuar në javët e fundit se, ka qenë njeriu përcaktues i Juventusit, ndërkohë që në pritje të rikthimit të Trezegue, është njeriu ideal për të finalizuar depërtimet. Ibrahimoviç, ende vazhdon ta nervozojë Kapelon, për disa topa të humbur në mënyrë banale (kujtoni golin e parë të Interit në “San Siro”, në barazimin 2-2, me Juventusin), ndërkohë që disa herë luan shumë me topin në zonë. Megjithatë, Ibrahimoviç mbetet shumë i rëndësishëm për këtë Juventus, pikërisht kur afron vigjilja e ndeshjes së madhe me Milanin. Turam dhe Kanavaro janë të lodhur dhe kjo duket legjitime, pasi kanë luajtur vazhdimisht, qysh nga gushti. Dhe Emerson e Kamoranesi kanë shpenzuar shumë forca fizike. Dhe për këtë arsye, trajneri Kapelo ka nevojë që skuadra të jetë në "gjendje alarmi", duke e mbajtur kundërshtarin sa më larg zonës së saj të rreptësisë. Sulmuesi suedez është një protagonist me kurajo të madhe, që i ndjen ndeshjet e mëdha, si të gjithë të huajt e tjerë, që vijnë në Serinë A. Kapelo dhe Juventus kanë nevojë për të...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›