E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në burg ish-diktatori i Argjentinës

Ish-diktatori i Argjentinës, Jorge Rafael Videla ka vdekur nga shkaqe natyrale derisa po vuante dënimin e përjetshëm në një burg për krime kundër njerëzimit.

Videla erdhi në pushtet përmes një grusht-shteti në vitin 1976 dhe udhëhoqi juntën ushtarake, e cila la të vrarë mijëra qytetarë në një luftë të ndyrë për të eliminuar “armiqtë”, transmeton Rel.

Drejtori federal i burgjeve, Victor Hortel tha se ai ka vdekur të premten në mëngjes në burgun Marcos Paz./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›