E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket në bjeshkë të Bellesë një 32 vjeçar

Policia e Kosovës në Deçan njofton se ka hapur rastin për një person të zhdukur, të raportuar sot. Sipas raportuesit të rastit, Muharrem L., Davied (Agush) Osaj (1981) më 14 maj nga Deçani ka dalë me mjetin traktor për të shkuar në bjeshkën e Bellesë, mirëpo që nga ajo ditë nuk është kthyer në shtëpi.

Në njoftimin e policisë thuhet se familjarët e tij e kanë kërkuar Daviedin nëpër bjeshkët të Bellesë, por nuk e kanë gjetur as atë, as traktorin me të cilin kishte shkuar në atë drejtim.

Sipas familjarëve ky person ka edhe probleme mentale.

Personi i zhdukur është i gjatë 1.70 cm. dhe peshon rreth 80 kg, është biond, në pjesën e poshtme te trupit të veshur ka pasur pantallona ngjyrë të kaltër,ndërsa në pjesën e sipërme xhup ngjyrë kafe.

Policia e Kosovës njofton dhe kërkon përmes mediave nga qytetarët të cilët e kanë vërejtur apo dinë diçka për ketë person të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës përmes numrit tel.192./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›