Studentë serbë vizitojnë manastiret në Kosovë

Mitrovicë, 12 gusht - Rreth 20 studentë serbë me sukses më të mirë të arritur gjatë vitit 2009/2010, të të ashtuquajturit Universiteti i Prishtinës në veri të Mitrovicës, si dhe 20 studentë tjerë po ashtu serbë, të cilët studiojnë nëpër shtetet e ndryshme të Evropës, do të vizitojnë të shtunën manastiret e ndryshme të Kosovës. “Studentët serbë do të vizitojnë të shtunën Deçanin, Patriarkanën e Pejës dhe Manastirin në Graçanicë”, thuhet në një komunikatë për mediat serbe, të lëshuar nga Universitet në veri.
Për të gjithë ata studentë që vijnë nga shtetet e ndryshme, por edhe ata që nuk janë nga Kosova, transporti është organizuar nga Beogradi deri në veri të Mitrovicës, prej ku pastaj do të vazhdojnë nën përcjelljen e pjesëtarëve të policisë së Kosovës.