E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëplagoset me shkorpion

Një person është vetëplagosur rëndë me shkorpion dhe më pas ka kërkuar ndihmën e mjekut.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Prokollukë të Deçanit dhe sipas mjekëve, gjendja e të plagosurit është e rëndë dhe i njëjti ndodhet ende në tretman mjekësor.

Rastin në polici e kanë lajmëruar mjekët në Shtëpinë e Shëndetit në Deçan.

Sipas policisë, i dyshuari në shtëpinë e tij dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike “Shkorpion” dhe 14 fishek të kalibrit 7.62./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›