E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes nëna e Maradonës, në Argjentinë mbajnë zi

TIRANE-Nena e Diego Armando Maradonës, Dalma Salvadora Franko, është ndarë sot nga jeta në moshën 81 vjeçare, në një klinikë në Buenos Aires. Vdekja e saj ka qenë një nga lajmet kryesore ditën e djeshme në Argjentinë, teksa mediat shkruanin se “vdiq nëna e Zotit”. Në Tuiter dhe facebook, mesazhe pafund për Pibe de Oron, ndërsa përpara shtëpisë së tij nuk kanë munguar kordonet me njerëz që kanë shkuar për ngushëllime. Një konfirmim se Maradona është ende një mbret për argjentinasit, duke qenë se ai ka shënuar periudhën më të artë të futbollit të këtij vendi. Ngushëllimet për Diegon nuk kanë munguar as nga futbollistë të kombëtares argjentinase. Mamaja e tij ishte 81 vjeçe vuante prej kohësh nga disa ç’rregullime në zemër.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›