Rrahin kunatën për pronën, në kërkim nënë e bijë
Dje në përballjen konfliktuale të radhës 55-vjeçarja Lola Vojo së bashku me vajzën saj Donikën, janë hakmarrë ndaj kunatës duke e goditur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit me një hu gardhi
KORÇE - Plagos kunatën për një konflikt pronësie dhe largohet menjëherë në Maqedoni së bashku me vajzën e saj për t'i shpëtuar arrestimit. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Bezmisht të komunës së Liqenasit. Sipas policisë, 55-vjeçarja Lola Vojo prej kohësh ishte në konflikt me kunatën e saj Kristina Vojo, për shkak se kjo e fundit nuk e linte që të futej e dilte në shtëpi nëpërmjet një rruge që pretendonte se ishte pronë e saj. Sherri për rrugën kishte kohë që ishte bërë problem dhe tek drejtuesit e komunës, por asnjë zgjidhje nuk ishte gjetur. Dje në përballjen konfliktuale të radhës 55-vjeçarja Lola Vojo së bashku me vajzën saj Donikën, janë hakmarrë ndaj kunatës duke e goditur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit me një hu gardhi. Viktima Kristina Vojo, me plagë të shumta në trup, ka përfunduar në spitalin e Korçës për mjekim, ndërsa policia ka shpallur nënë e bijë në kërkim nën akuzën e "plagosjes së lehtë me dashje". Ndërkohë që policia ishte vënë në kërkim, nënë e bijë duke qenë të pajisura me pasaporta maqedonase si minoritare, kanë kaluar kufirin dhe janë fshehur tek të afërmit e tyre në fshatin fqinj.
(d.b/BalkanWeb)