Vdes nga korrenti peshkatari 28-vjecar
Lezhe
Del per te peshkuar vdes aksidentalisht nga rryma e tensionit te larte. Ngjarja e rende ka ndodhur pasditen e se dieles ne fshatin Gryke Lumi dhe viktima eshte identifikuar si Alket Bushi 28 vjec nga fshati Rrile. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe bejne te ditur se kallami me te cilin 28-vjecari po peshkonte ka rene ne kontakt me rrymen e tensionit te larte duke shkaktuar vdekjen e menjehershme te te riut. Materialet do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhe dhe eshte klasifikuar si ngjarje aksidentale.