Kucove pranga 53-vjecarit per faj te zarfit
I ofron para nenprefektit per te siguruar nje vend pune perfundon ne pranga te policise per korrupsion aktiv.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme ne qytetin e Kucoves ku nje 53-vjecar i papune ka rene ne prangat e policise pasi ka tentuar te korruptoje nenprefektin e Kucoves per nje vend pune. Burime te policise se Qarkut te Beratit bejne me dije se nga ana e strukturave kunder krimeve financiare ne bashkepunim me Komisariatin e Kucoves eshte bere ndalimi i shtetasit Bardhyl Avdo 53 vjec banues ne lagjen 4 Shtatori te Ures Vajgurore. Te njejtat burime kane saktesuar per Shqip se arrestimi i 53-vjecarit eshte bere pasi rreth ores 1000 te mengjesit te se henes ai ka shkuar ne zyren e nenprefektit te Kucoves per te kerkuar ndihmen e tij per sigurimin e nje vendi pune prane ndermarrjes se naftes ne kete qytet. 53-vjecari mesohet se eshte paraqitur ne zyren e nenprefektit te Kucoves Fadil Marra duke kerkuar ndihme per pune dhe i ka dorezuar nje zarf brenda te cilit kishte pohuar se ndodheshin dokumentet e tij personale qe do ti mundesonin sigurimin e nje vendi pune ne ndermarrjen e naftes. Por pas largimit te qytetarit nga zyra nenprefekti Mara ka hapur zarfin dhe brenda tij nuk ndodheshin dokumente por 10 mije leke.
Menjehere nenprefekti ka kerkuar ndihmen e policise se qytetit ekspertet e se ciles kane mberritur ne zyre dhe kane verifikuar se ne zarf ndodhej shuma e lekeve qe pretendohej nga nenprefekti. Ky i fundit ka pohuar se shuma e lekeve ishte lene ne zyren e qytetarit Avdo i cili kishte kerkuar nderhyrjen e tij per te nisur pune ne ndermarrjen e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes por nuk i kishte bere te ditur se brenda zarfit ndodhej shuma e lekeve. Uniformat blu bene me pas ndalimin e 53-vjecarit Avdo i cili mesohet se do te akuzohet per vepren penale te korrupsionit aktiv te personave te ushtrojne funksione publike. Nderkohe materialet per te papunin i kaluan prokurorise se rrethit per hetime te metejshme dhe zbardhjen e plote te ngjarjes.