E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes nga zjarri që ndezi vetë

Gazeta Shqip

Tenton të shuajë zjarrin që kishte ndezur duke kullotur bagëtinë, humb jetën nga asfiksia 20-vjeçari në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të shtune pranë lumit Drino në fshatin Valarë. Sipas policisë, i riu Haki Manaj, i cili punonte si bari kishte qenë duke kullotur bagëtinë kur ka ndezur disa ferra të mëdha. Por, zjarri, nga era e fortë ka marrë përmasa të mëdha, ku ka përfshirë një sipërfaqe të madhe toke, duke rrezikuar të përfshiheshin edhe delet. Për të shmangur rrezikun, 20-vjeçari ka ndërhyrë për të shuar zjarrin, por është asfiksuar nga tymi i shkaktuar nga djegia e mbeturinave plastike, gomat dhe barërat aty rrotull. Pas këqyrjes së trupit të pajetë, ekspertët evidentuan plagë djegie në këmbë, por sipas tyre, vdekja e 20-vjeçarit ka ardhur nga asfiksia. Ndërkohë, sipas policisë, kohët e fundit i riu vuante nga probleme shëndetësore dhe psikologjike. E. S.

Vdes nga zjarri që ndezi vetë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›