Vdes pacienti në Spitalin Francez, familjarët akuzojnë mjekët
Trupi i Edmond Becit dërgohet në morg
TIRANË - Një pacient në Spitalin Francez ka ndërruar jetë dhe familjarët kanë hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj mjekëve. Edmond Beci ishte shtruar në spital prej disa ditësh dhe kishte pasur një ndërhyrje në grykë. Por, pasditen e djeshme ai ka ndërruar jetë për shkaqe ende të paqarta. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, të afërmit e tij kanë lëshuar akuza ndaj bluzave të bardha për mungesë mjekimi. Por, nga ana tjetër, mjekët përgjegjës për këtë operacion kanë deklaruar se 50-vjeçari ishte në gjendje të rëndë si pasojë e sëmundjes që kishte. Familjarët e viktimës kanë njoftuar policinë dhe në ambientet e spitalit fillimisht kanë shkuar efektivët e Komisariatit Nr. 4 dhe më pas kanë mbërritur dhe ekspertët e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Këta të fundit kanë sekuestruar menjëherë regjistrat e spitalit dhe kanë marrë në pyetje mjekët. Gjithashtu janë administruar dhe dëshmitë e njerëzve të viktimës. Këta të fundit kanë deklaruar se gjendja e njeriut të tyre nuk ka qenë e rëndë pas sondës. Sipas familjarëve, viktima Edmond Beci nuk vuante nga asnjë sëmundje, ndërsa theksojnë se mbërriti në spital me probleme në fyt. Ata shtojnë se viktima, “në momentin që është shtruar në spital nuk ishte në gjendje të rëndë, kishte vetëm shqetësime në grykë, vdekja e tij erdhi pas ekzaminimit me sondë”. Pas dëshmive të marra, policia ka marrë vendim që trupi i pacientit të vdekur të dërgohej në morg për të zbardhur shkakun e vërtetë të vdekjes së 50-vjeçarit Edmond Beci. Ndërsa mjekët në këtë spital deklarojnë se pacienti, në momentin e mbërritjes në spital, “ishte në gjendje të rëndë”. Sipas tyre, nuk ka pasur ndërhyrje të gabuar. “Ndërhyrja ka qenë për problemet në fyt”, - deklarojnë mjekët.
22 Maj 2010