Vdes patriarku Pavle i Kishës Ortodokse serbe
BEOGRAD- Kreu i Kishës Ortodokse serbe Partriarku Pavle, vdiq të shtunën në një spital ushtarak në Beograd në moshën 95 vjeçare.
Ai ishte shtruar në spital para dy viteve kur gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Kisha tha dhe se ai vdiq nga një goditje në zemër.
Pavle mori drejtimin e kishës në vitin 1990 përpara shpërbërjes së dhunshme të ish Jugosllavisë. Atij i njihet merita për pozicionimin e kishës si një zë me influencë në politikën serbe dhe opinionin publik pas rënies së komunizmin në vitin 1991.
Presidenti serb Boris Tadiç e quajti vdekjen e patriarkut një humbje të madhe, duke përmendur se konsultohej me të vazhdimisht për vendime të rëndësishme kombëtare. Presidenti e cilësoi atë “si një nga ata njerëz që vetëm me praninë e tyre bashkojnë mbarë vendin”.
(s.g/BalkanWeb)