Qeveria miraton kuotat e plota për këtë vit
14/11/2009 Pranimet në part–time
Qeveria miraton kuotat e pranimeve për studimet me kohë të pjesshme ose siç njihen ndryshe part-time. Kuotat e përgjithshme të pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për studimet e ciklit të parë me kohë të pjesshme e të edukimit në distancë, për vitin akademik 2009-2010 do të jenë 6145 vende. Sipas vendimit të qeverisë, shpërndarja e këtyre kuotave bëhet sipas skemës së mëposhtme: 5905 do të jenë kuotat në programet e studimit të ciklit të parë, me kohë të pjesshme, 40 kuota të tjera do të jenë për degët në programet e studimit të ciklit të parë, të edukimit në distancë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Gjithashtu janë përcaktuar edhe 100 kuota për transferim studimesh, si dhe 100 kuota të tjera, që do të jenë në dispozicion të shqiptarëve nga trojet jashtë kufijve të vendit dhe për shtetasit e tjerë të huaj. Sipas vendimit, kuotat e çdo programi studimi ndahen në raportin 2:1, përkatësisht për pranimet e reja, për programe studimi të ciklit të parë, me kohë të pjesshme, dhe për pranimet e reja, për programe të dyta studimi. Ndërsa kuotat për transferimin e studimeve shpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve publike të arsimit të lartë. Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit dhe shtetasit e tjerë të huaj, që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht do të administrohen nga MASH-i dhe shpërndahen në bazë të marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe, si dhe të kërkesave individuale të këtyre shtetasve. Procesi i aplikimit përcakton që çdo shtetas shqiptar, i cili ka përfunduar shkollën e mesme dhe zotëron dëftesë pjekurie apo diplomë tjetër studimi, të fituar brenda ose jashtë vendit, ekuivalente me të, ka të drejtë të kandidojë për në programet e studimit e ciklit të parë, me kohë të pjesshme. Kandidatët, që dëshirojnë të ndjekin studimet me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, brenda kuotës së përcaktuar, e fitojnë këtë të drejtë sipas kritereve të përcaktuara nga vetë fakultetet. Tarifat e shkollimit (për 180 kredite) dhe tarifat e shkollimit për çdo kredit për studentët që do të regjistrohen në vitin e parë, në programet me kohë të pjesshme, do të jenë të ndryshme për çdo fakultet. Përjashtohen nga tarifa e shkollimit kandidatët që u përkasin këtyre shtresave shoqërore, si: të verbrit, të shurdhrit, invalidët, paraplegjikët e tetraplegjikët, kryefamiljaret (gratë) me fëmijë, kandidatët që vijnë nga familje të cilat trajtohen me ndihmë sociale, si dhe fëmijët, që gëzojnë statusin ligjor të jetimit. Studentët e shkëlqyer nuk e paguajnë tarifën e shkollimit në vitin pasardhës. Shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit dhe shtetasit e tjerë të huaj, me përjashtime të marrëveshjeve të ndryshme që mund të jenë ndërmjet vendeve paguajnë të njëjtën tarifës ata shqiptarë.